Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



ĒĖSHTJA SHQIPTARE

Prof. ABAS ERMENJI

Duke lexuar njė libėr tė Kostė Ēekrezit

Z. Kostė Ēekrezi, nė vjeshtėn qė shkoi, bėnte kėtė lajmėrim : A DUANI tė mėsoni, mė nė funt, TE VERTETEN mbi situatėn e Shqipėrisė, pėrbrenda dhe pėrjashta... Kėto dhe shumė pika tė tjera qė kanė mbetur t'errėta gjer tani sqarohen dhe shpjegohen nė librin qė kam vėnė nė shtyp nėn titullin : " PLANI I TRETE I COPTIMIT TE SHQIPERISE ". Pastaj porosit : ASNJE Shqiptar nuk duhet tė mbetet pa blerė e kėnduar kėtė libėr q'ėsht njė kritikė historike pėr periudhėn 1939-1951 mbi tė cilėn nuk ėsht shkrojtur asnjė vepėr tjetėr.

Nė kėtė reklamė na ranė nė sy dy gjėra :
1. Titulli i librit. Ne nuk dimė tė ketė ndonjė plan copėtimi mbi Shqipėrinė. Eshtė e vėrtetė se ministri Eden, me vardisjen e qeverisė greke tė mėrgimit dhe pėr oportunitet tė ēastit, pat bėrė njė deklaratė tė turbulltė mbi kufitė e Shqipėrisė, mė 1942, duke thėnė se do tė bisedoheshin nė Konferencėn e Paqes. Por Konferenca e Paqes me Italinė u-mbyll, dhe kufitė e Shqipėrisė as qė u-vunė fare nė bisemin. Sa pėr rezolutėn e senatorit amerikan Pepper, ai vetė e ka pohuar me nė funt, siē thotė Z. Ēekrezi, se nuk kish njohuri mbi ēėshtjet Shqiptaro-greke, dhe se rezoluta s'do tė kish kaluar fare nė Komisionin e Senatit sikur Shqiptarėt e Amerikės t'ishin treguar pakė mė tė ēkathėt. Nuk themi se kėto dy gjeste kanė qenė tė mira, por jo edhe sa tė quhen "plan copėtimi mbi Shqipėrinė". Pse, nė tė vėrtetėn, ndonjė plan tė konēertuar pėr copėtimin e Shqipėrisė, si ai i Londrės mė 1915 ose ai Tittoni-Venizello mė 1919, nuk dimė tė ketė.
2. Gjėja tjetėr qė na ra nė sy akoma mė shumė, ish zotimi i autorit se do tė na jepte TĖ VERTETEN mbi historinė e Shqipėrisė tė kėsaj periudhės sė fundit !

Zakonisht historija e popujvet tė shtypur ēpaloset nė kėtė mėnyrė : Ka njė periudhė tė gjatė kohe, kur duket sikur asgjė nuk lėviz ; dhe populli, pėr atė qė e sheh nga jashtė, paraqit pamjen e qetė e tė mugėt tė njė kėnete. Por pikėrisht nė kėtė kohė veprojnė n'atė popull tė gjitha forcat qė do tė sjellin ndryshimin, dhe brejnė pakė nga pakė themelet e strukturės sė vjetėr si uji i heshtur qė ha shkėmbin ndėnė dhe. Pastaj vjen lėkundja (qoftė nga ngjarje tė jashtėme, qoftė nga njė ēkallmim i brendėshėm) qė iu hap shtegun forcavet tė mbyllura gjer ahere, dhe i lė tė derdhen me njė dinamizmė tė fortė e tė pėrpiqen me njėra-tjetrėn nė njė luftė tė rreptė pėr tė vėnė ekuilibrin e ri. Kjo periudhė e shkurtėr, dinamike, nxjer nė sipėrfaqe nganjėherė tė tėrė historinė e njė epoke. E tillė ėshtė periudha e kėtyre dhjetė vjetėve tė fundit pėr historinė e Shqipėrisė.

Pėr tė gjetur tė vėrtetėn

Qė tė munt tė nxjerrėsh tė vėrtetėn historike nga i tėrė ai kaos ngjarjesh, jo vetėm duhen mbledhur, klasifikuar e rreshtuar nė kuadrin e tyre edhe faktet mė t'imta, por duhen lidhur edhe me lodrėn e faktorėvet tė veēantė nė Shqipėri dhe shikuar nė prizmin e zhvillimit historik tė kohės. Punė aqė e vėshtirė kjo, sa edhe sikur tė ndodhesh brenda ne theatrin e ngjarjevet, peripecitė e ndryshme, ndėshtypjet e pasionet tė heqin xvarrė andej e kėtej, e s'tė lėnė tė ngriheh pėrsipėr rrėmujės qė tė munt tė shkruash historinė objektive. Lėre pastaj sikur tė tė ndajnė oqeane nga theatri i ngjarievet, dhe t'i ndėgjosh kėto nėpėr ēfyriet e disave qė s'dinė se ē'qenė, s'muarrė vesh ē'u-bė, as panė nėpėr ulurimat e propagandavet tė kundėrta, se sa bukur e qėllon tė vėrtetėn ! Pėr tė gjitha kėto arsye pra, premtimi se do tė na rrėfehej e vėrteta mbi kėtė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė, na u-duk fort i guximshėm nga anė e njė njeriu qė thotė se ėshtė marrė edhe me histori, si Z. Ēekrezi.

Kur pamė librin

Kur pamė librin pastaj, ish puna tjetėr pėr tjetėr. Aty, nė tė vėrtetėn, nuk tregohej historia e Shqipėrisė e kėsaj periudhės sė fundit - e cila pėrmblidhej vetėm nė disa faqe - por historia e dy organizatave tė Shqiptarvet t'Amerikės, "Vatra" dhe "Shqipėria e Lirė", me njė rreth ngjarjesh e kallzimesh qė kanė pėr figurė qėndrore Z. Ēekrezin vetė. Kjo tendencė egoēentriste e Shqiptarėvet na ka mbushur me ēdo anė me udhėheqėsa e kaporjonė.

Jo se gjėrat qė tregon Z. Ēekrezi rreth Shqiptarėvet t'Amerikės dhe eksperiencės sė tij nuk janė interesante ose qė s'bėjnė pjesė nė historinė e Shqipėrisė ; por njė libėr qė pretendon tė jetė mbi Shqipėrinė "njė kritikė historike pėr periudhėn 1939-1951", tė marrė pastaj pėr themė kryesore pėsh-pėshet e "Vatrės" e tė "Shqipėrisė sė Lirė" ose tė rendurat e Z. Ēekrezit poshtė e lart - kurse nė kėtė periudhė kohe jeta Shqiptare brenda ėshtė tronditur e trazuar qė nga fundet, dhe Kombi i ynė s'ka kaluar kurrė nėpėr njė pėrmbysje tė tillė qė nga shekulli i XV-tė me pushtimin e parė turk - na duket gjė pėr tė qeshur. Ēekrezi bėn njė figurė pakė si heroj-komike kur del e ēon "kushtrimin" dhe propozon "mėnyrėn e shpėtimit tė Shqipėrisė".

Tė mendosh se, pas dymbėdhjetė vjetėsh qė nė Shqipėri rrjeth gjaku rrėke dhe tendencat pėr tė cilat luftohet kanė hyrė gjer nė palcė tė popullit dhe janė forcuar nė luftė e gjak, mezi pritej njė thirrje e Z. Ēekrezit qė tė bjenė tė gjitha poshtė, deti i trazuar tė bėhet vaj dhe tė paraqiti sipėrfaqen e shtruar pėr njė organizim tė ri, - ėshtė me tė vėrtetė heroj-komike. Tė mendosh pastaj se po u-bė njė tjetėr kombinim i Shqiptarėvet tė mėrgimit, ndryshe ē'ėshtė bėrė me Komitetin "Shqipėria e lirė", u-gjent mėnyra e shpėtimit tė Shqipėrisė, ėshtė fare komike.

Disa Shqiptarė, kur merren me politikė, kanė njė gjė tė bashkėt me ēiliminjtė : sa herė qė ndonjė prej atyre kėrkon tė hyjė rishtaz nė lodėr dhe ndonjė prej kėtyre n'organizime politike, iu thotė tė tjerėvet : fshijeni ē'ėshtė bėrė gjer tani dhe haj t'a zėmė pėrsėnjėzaj ! As Z. Ēekrezi s'i shpėton dot kėtij zakoni, kur sulmon Komitetin Shqipėria e Lirė dhe Ballin Kombėtar.

"Komiteti Shqipėria e Lirė", thotė ai, "pėrfaqėson njė pakicė fare tė vogėl tė Shqiptarėvet tė mėrgimit".

Komiteti "Shqipėria e lirė"

I kujtojmė zotrisė sė tij se Komiteti "Shqipėria e Lirė" nuk ėshtė bėrė pėr tė pėrfaqėsuar Shqiptarėt e mėrgimit, por pėr tė drejtuar luftėn e Shqiptarėvet tė Shqipėrisė. Dhe Shqiptarėt e Shqipėrisė, kur qėllon t'arratisen jashtė kufivet, nuk thonė qė janė me "Vatrėn" ose me "Shqipėrinė e Lirė" t'Amerikės, por thonė se janė antarė tė ndonjė partie a grupi nga ata qė pėrbėjnė "Komitetin Shqipėria e Lirė". Dhe partitė a organizatat politike nuk thuren e ēthuren me njė fjalė goje e pas fantazisė sė njerit a tė tjetrit, pse janė organe tė lindura nga dinamizmi shoqėroro-politik i popujvet, me njė histori tė tyren, dhe tė lidhura me masat aqė mė fort sa mė shumė tė kenė shkuar nėpėr provėn e zjarrit e tė gjakut. Prandaj kur formohet njė komitet kombėtar pėr shpėtimin e Shqipėrisė, merren pėr bazė kėto tė dhėna dhe nuk numurohen kokė mė kokė Shqiptarėt e mėrgimit.

Shqiptarėt e mėrgimit

Kėta tė fundit ndahen nė dy kategori : 1) ata qė kanė ikur me kohė dhe janė vendosur ne dhe tė huaj dhe 2) ata qė kanė dalė prej Shqipėrisė gjatė rrėmujės sė fundit.

Ata tė kotegorisė sė parė i nderojmė si patriotė, dhe do tė na pėlqente qė tė ndihmojnė akama nė ēėshtjet kombėtare ; por sigurisht nuk janė ata qė munt tė drejtojnė luftėn e sotėshme tė popullit Shqiptar : e para, pse duke qėnė t'ikur prej kohe, s'kanė lidhje organike me masat Shqiptare as me tendencat dhe luftėn e sotėshme tė popullit Shqiptar. Dhe e dyta, disa krerė tė kolonisė s'Amerikės, qė ish m'e hedhura nė kėto punė, sot i mbajnė iso qeverisė sė Tiranės.

Kategori e dytė e Shqiptarėvet tė mėrgimit parbėhet prej t'ikurvet rishtaz nga Shqipėria. Dhe kėta janė : o nga tė lėvizjes sė rezistencės, do me thėnė nga ato parti a grupe qė e kundėrshtuan pakė a shumė si pushtimin e huaj ashtu edhe komunizmin (qė edhe ky ėshtė njė pushtim i huaj) ; o nga bashkėpunėtorė tė pushtimeve tė huaja e aventurierė tė ēdo kallėpi ; a nga njerėz qė s'kanė qėnė me asnjė anė, por t'ikur nga tmerri komunist.

Duke qėnė kjo pasqyra e Shqitarėvet tė mėrgimit, ish krejt e natyrėshme qė Komitetin Shqipėria e Lirė t'a formonin ato parti a grupe qė njihen si tė rezistencės. Jo vetėm se kanė fituar, kush mė shumė kush mė pakė, njė farė besimi nė popullin Shqiptar duke paraqitur rezistencėn kombėtare gjatė luftės, por edhe pse praktikisht kanė lidhje me rezistencėn antikomuniste nė Shqipėri. Kjo nuk duhet tė pengonte Shqiptarėt e tjerė tė ndihmojnė pėr ēlirimin e Shqipėrisė rreth komitetit Shqipėria e Lirė, pa qėnė nevoja tė bėjnė pjesė tė gjithė n'atė komitet. Pastaj, kur tė kthehemi n'Atdhe, gjithkush do tė jetė i lirė tė bėjė propagandėn e tij dhe tė paraqitet nė zgjedhjet : atėhere raportin e fuqivet midis partive a kaporjoneve shqiptare do t'a caktojė vullneti i popullit vetė. Por tani pėr tani, po tė dilet nga parimi mbi tė cilin ėshtė formuar Komiteti Shqipėria e Lirė, s'dihet ku do tė niste e ku do tė mbaronte njė komitet Shqiptar, mbasi nė mėrgim kemi mė shumė njerėz tė gatshėm pėr antarė komiteti se sa pėr ushtarė.

"Plani" i Zotit Ēekrezi

Por Z. Ēekrezi e gjen mėnyrėn : "Shqiptarėt e Amerikės", thotė ai, "duhet tė marrin inisiativėn pėr tė mbledhur njė kongres nė tė cilin tė marrin pjesė GJITHE Shqiptarėt e mėrgimit me anė t'organizatave tė tyre". Natyrisht, nė vijė tė parė vinė "Vatra" dhe "Shqipėria e Lirė" e Amerikės, pastaj me radhė tė tjerat deri sa "edhe qeveria e Tiranės munt tė ftohet tė dėrgojė njė delegacion tė saj". Dhe pėr t'a illustruar kėtė ide, sjell shembullin e Kongresit tė Lushnjės.

S'ka nevojė tė tregohet se sa i zbrazėt ėshtė ky mendim, megjithse autori, pėr t'a pjellė, ėshtė gjendur "nė pozitėn e filozofit". Mjafton tė bėhet ky arsyetim : sikur t'ish i mundur bashkimi dhe bashkėpunimi nė vijėn e interesavet kombėtare i tėrė kėtij mozaiku shqiptarėsh qė merren me "politikė", atėhere pėrse do tė ndodheshin pėrpara gjendjes sė sotėshme ? Dhe prova ėshtė qė, "Vatra", "Shqipėria e Lirė" e Amerikės, qeveria e Tiranės dhe gjithė tė tjerėt po qėndrojnė nė pozitat e tyre edhe pasi Z. Ēekrezi "e ēoi kushtrimin e tij". Kjo do tė thotė se pėrēarja e Shqiptarėvet tė mėrgimit ka disa arsye shumė mė tė forta nga zėri i Z. Ēekrezi.

Ēudi si shket nė sipėrfaqe tė gjėravet ky historian, dhe s'rėmon dot njė ēikė mė thellė tė shohė se ku gjindet kjo pėrēarje e Shqiptarėvet dhe cilat janė shkaqet e saj. Gabimi m'i parė e m'i trashė ėshtė qė grindjet e pėrēarjet e aventurierėvet tė mėrgimit i merr si pėrēarje tė popullit Shqiptar. Gabimi i dytė ėshtė qė s'di ose bėn sikur s'di se ngaha vinė pėrēarjet nė pakicat e mėrgimit dhe kujton se, edhe me njė thirrje si kjo e tija, munt tė mbyllen e tė pajtohen. Dhe gabimi i tretė (gabim apo cinizmė ?) ėshtė kur mejton se vetėm insiativa e Shqiptarėvet t'Amerikės munt t'a shpėtojė Shqipėrinė.

Tre gabimet kryesore

Le t'a sqarojmė pakė mbi gabimin e parė. Emigracioni Shqiptar nuk ėshtė njė parlement qė, nėpėr pėrēarjet e tij, tė pasqyrojė pėrēarjet e popullit. Por njė pėrmbledhje njerėzish t'ikur, ndėr tė cilėt ka nga ata qė pėrfaqėsojnė luftėn e popullit Shqiptar, por ka dhe asish qė populli brenda s'don t'ua dėgjojė emrin ose s'di nė se janė gjallė. Dhe janė pikėrisht kėta tė fundit ata qė ēirren e bėjnė zhurmė mė tepėr, duke u-munduar tė sjellin trazim nė botėn Shqiptare, qė tė peshkojnė n'ujra tė turbullta, ashtu siē kanė bėrė gjer dje.

Kurse populli Shqiptar brenda, tė cilit i ėshtė djegur lėkura, sot na duket m'i bashkuar se kurrė kundėr komunizmit e kundėr ēdo politike dallaveresh qė ka pėr qėllim ēfrytėzimin dhe mbajtjen e Shqipėrisė ndėnė influenca tė huaja. Kėtė provė na e japin ata qė dalin rishtaz nga Shqipėria, tė cilėt, pa hyrė nė hollėsirat e politikės sė kafenevet, janė pothuajse tė pėrgatitur pėr t'u-rreshtuar nė radhėt e "Komitetit Shqipėria e Lirė".

Gabimi i dytė i Z. Ēekrezi ėshtė qė ai kujton se munt tė bashkohen e tė disiplinohen nė vijėn e interesavet kombėtare tė gjithė zevzekėt e mėrgimit, dhe nė kėtė barkė tė Nuhut duhet vėnė shpresa e shpėtimit tė Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė ai identifikon interesat e disa mbeturive feudalėsh, kapedanatash e spekulatorėsh - aventurierė tė ēdo ngjyre e kėmishe, qė kanė vetėm pozitat e tyre si qėllim dhe Shqipėrinė si njė mjet - e interesat e popullit Shqiptar. Kėta bishturina aventurierėsh nuk munt tė pajtohen kurrė me interesat e vėrteta kombėtare, pėrsa kohė qė shpresojnė se munt t'i vėrė ndokush prapė nė pozitat qė kanė patur nė Shqipėri, kundėr vullnetit tė popullit. Dhe kėtė mendim do t'a kenė gjithnjė, pėrsa kohė qė forcat politike tė jashtėme (ku shpresojnė tė peshkojnė kėta njerės) hahen mbi vendin t'onė dhe s'pushojnė sė bėri intriga. Prandaj nuk janė kėta qė munt tė flasin pėrjashta, n'emėr tė popullit Shqiptar. Shqipėrinė, pėrjashta, duhet t'a pėrfaqėsojnė ata qė kanė pėshtetje nė masat popullore brenda.

Mė nė funt, Z. Ēekrezi i vė kapak kur mendon se vetėm insiativa e Shqiptarėvet t'Amerikės munt t'a shpėtojė Shqipėrinė. Dhe pėr hatėr tė kėtij mendimi, nuk gjen asnjė tė denjė nga organizatat qė kanė lindur nė Shqipėri nėpėr zjarrin e luftės, por i fut tė gjitha nė njė thes. Kjo do tė thotė tė vesh nė dyshim zotėsinė pėr tė jetuar tė popullit Shqiptar. Pse, nėqoftėse ai, nė gjithė kėto lėkundje, s'ka mundur tė nxjerrė nga gjiri i tij ide e parti udhėheqėse, sigurisht s'do munt t'a shpėtojnė dot as Shqiptarėt e Amerikės, qė kanė ikur nga Shqipėria ē'prej njė gjysėm shekulli e tutje. Pastaj, me gjithė dashurinė dhe nderimin qė kemi pėr Shqiptarėt e Amerikės, s'duhet mohuar qė disa eksponentė ē'prej njė ēerek shekulli e tehu, s'kanė bėrė tjetėr veēse i kanė mbajtur iso ēdo lloj qeverie qė ėshtė ngrehur nė Tiranė. Kurse nė Shqipėri brenda, gjatė kėsaj periudhe, ėshtė larė vendi me gjak kushedi sa herė pėr t'i hapur popullit rrugėt e lirisė, tė mbarėvajtjes e tė pėrparimit. Dhe sigurisht kėto pėrpjekje kanė krijuar edhe organet e tyre.

Pėr sa i pėrket Ballit Kombėtar

Tani tė vimė pakė tek fjalėt qė lėshon Z. Ēekrezi kundėr Ballit Kombėtar. Ndėr tė tjerat, zotri e tij kėrkon nga Shqiptarėt e Amerikės qė "t'u venė kufire ambicjeve dhe dallavereve tė Zogut dhe tė Ballit Kombėtar qė pėrfaqėsojnė dy grupe tė diskredituara nė syt e popullit Sbqiptar".

Pėrpara se tė vijė nė kėtė pėrfundim, pohon se Balli Kombėtar ish njė organizatė e mėkėmbur pėr tė luftuar (ose sabotuar si thotė ai) "veprimet e autoriteteve italiane me anė ēetash t'armatosura", dhe pėr tė pakėsuar "efektet fatkeqe t'okupatės". Pastaj shton se "nė fillim tė vepėrimit tė tyre, ēetat e armatosura tė Ballit ishin nė bashkėpunim tė ngushtė dhe luftonin bri-pėr-bri me ēetat e Komitetit Nacjonal tė Ēlirimit. Veē asaj, krerėt e dy palėve mbajtėn njė tok mbledhjesh tė fshehta pėr tė caktuar njė program tė pėrbashkėt".

Gjithashtu zotri e tij e di mirė qė shkaktarėt e luftės vėllavrasėse nuk qenė Ballistėt por Komunistėt, kur thotė "porsa qė e ndjeu vehten e tij tė siguruar nga pikėpamja ndėrkombėtare (do me thėnė pas Konferencės sė Teheranit dhe njohjes sė qeverisė sė Titos nga Anglo-Amerikanėt dhe Rusėt), Komiteti Nacional i Ēlirimit u hapi luftė tė rreptė e tė pamėshirtė si Ballistėve ashtu edhe okupatorėve tė huaj, Italianė e Gjermanė".

Vetėm me kaqė sa ditka zotri e tij, kuptohet qė Balli Kombėtar paska qėnė njė organizatė patriotėsh, e mėkėmbur pėr t'i dalė zot vendit kundėr tė huajit, dhe e gatėshme pėr bashkėpunim me ēdo grup a organizatė tjetėr qė tė kish kėto qėllime. Dhe kjo bėhesh nė kohėn e vėshtirė kur pjesa m'e madhe e komunistėve shėrbente nėpėr zyrat e fashizmit. (Pse zotri e tij duhet t'a dijė qė komunistėt u-hodhė nė vepėrim vetėm pas hyrjes sė Rusisė nė luftė, mė Qershor 1941 ; kurse dy vjetėt e parė, prej 1939-ės gjer n'atė datė, ishin antarėt e Ballit ata qė mbushnin burgjet dhe ishujt e Italisė) ! Pastaj, ato masa qė Z. Ēekrezi kėrkon tė merren kundėr komunizmit tani, mė 1952, Balli Kombėtar provoi t'i marrė nėpėr rrugė demokratike mė 1942, do me thėnė dhjetė vjet mė parė ; dhe kur u-gjent pėrpara grushtit tė forcės, s'pėrtoi tė bėjė ē'qe e mundur, edhe me pushkė edhe me top, pėr tė mos i lėnė komunistėt tė bėnin ato ēka bėnė mė pastaj. Dhe tė gjitha kėto i provoi pėrpara se tė bėhej e liga, dhe jo pasi u-bė.

Aktiviteti dhe pėrbėrja e Ballit Kombėtar

Tė vimė tani tek aktiviteti i sotshėm i Ballit Kombėtar. Z. Ēekrezi thotė se njė "Kėshill Kombėtar", i dalė nga njė "kongres", ashtu si e mendon ai, duhet tė gjejė "mjete dhe mėnyrė pėr shpėtimin e Shqipėrisė dhe pėr sigurimin e kufijvet tė saj me anėn e Aliatėve tė Perėndimit dhe, sidomos, t'Amerikės".

Po Balli Kombėtar ē'punė tjetėr po bėn pėrveē kėsaj ? Edhe ai, nėpėrmjet tė Komitetit Shqipėria e Lirė, me anėn e Aleatėve tė Perėndimit dhe si pjesėmarrės nė Komitetin amerikan " For a Free Europe ", po pėrpiqet pėr shpėtimin e Shqipėrisė dhe pėr sigurimin e kufivet tė saj. Ku janė pra ambicjet dhe dallaveret e Ballit Kombėtar ? Pse s'na i tregon Z. Ēekrezi ? Duke u-marrė parasysh kėto qė u-thanė mė sipėr, kush del intrigė e dallavere, lufla e jonė apo libri i Z. Ēekrezi ? Pėrgjigjen le t'a japė kėndonjėsi.

Sa pėr pėrbėrjen e Ballit Kombėtar, pėr tė cilėn Z. Ēekresi thotė "kjo organizatė e re nuk ishte njė parti homogjene, por njė grup mė i math i pėrbėrė nga grupe mė tė vegjėl nė radhėt e tė cilėvet gjindeshin bejlerė, agallarė, arhondė, klerikė dhe fshatarė", ėshtė e vėrtetė qė nė Ballin Kombėtar gjindeshin nga tė gjithė kėta elementė. Por bejlerė dhe arhonde gjindeshin mė shumė akoma n'anėn e partisė komuniste.

Nė tė vėrtetėn, Balli Kombėtar nuk ish njė grumbull i bashkuar rastėsisht, siē e paraqit Z. Ēekrezi ; por kish njė program-basė politik e shoqėror, tė shprehur nė dhjetė pikat e Dekallogut. Ky program ish i masavet fshatare e bujke dhe i punėtorėvet tė krahut dhe tė mendjes do me thėnė i asaj pjese tė shoqėrisė qė punon e prodhon. Dhe ishin njerėsit qė besonin n'atė program ata qė derdhėn gjak e luftuan sa u-tund Shqipėria. Parimet themelore t'atij Dekallogu vlejtėn si basė pėr programin t'onė mė tė gjėrė, kur Organizata e Ballit Kombėtar mori formė partie Demokratike.

Sa pėr "bejlerė e arhondė", jo vetėm atėhere kur qėllimi kryesor i organizatės ish lufta kundėr tė huajit - dhe kjo s'pranon dallim klasėsh a konditash shoqėrore - por dhe sot nuk shikojmė klasėt shoqėrore. Pse lufta e jonė nuk synon triumfin e njė klase pėrmbi tė tjerat, por njė ekuilibrim tė drejtė tė sferavet ekonomike dhe klasėvet tė ndryshme shoqėrore. Prandaj ēdo patriot i mirė qė kėrkon lumtėrinė e tij nė mes tė lumtėrisė sė pėrgjithėshme tė popullit Shqiptar, mund tė rreshtohet fare bukur nė radhėt t'ona.

Me kėtė rast i kujtojmė Z. Ēekrezi se e ka gabim kur thatė "dy pjesat" e Ballit Kombėtar. Balli Kombėtar ėshtė NJE PJESE, i lidhur mirė, nė dymbėdhjetė vjet lufte, rreth parimevet tė Dekallogut dhe tė programit tė tij demokratik. S'munt tė numurohet si pjesė e dytė e njė partie ndonjė element i padisiplinuar qė partia e nxjer jashtė kur bėn pastrimin e radhėvet tė saj.

Balli Kombėtar nė mes tė tufanit

Kur flet pėr ēetat t'ona, Z. Ēekrezi pėrment si me keqardhje qė "fatkeqėsisht pėr Ballin - dhe pėr popullin Shqiptar - nė kėto ēeta ishin futur ose pranuar edhe njė tok elementė tė pandershėm". Pastaj : "Incidentėrisht, ata aventurierė vodhėn, dogjėn, vranė dhe ēnderuan emrin e Ballit nė sytė e popullit Shqiptar".

Dhe Z. Ēekrezi ēuditet se si njė gjė tė kėtillė, afėr-ngjat, e vėrteton "mjaft naivisht" edhe gazeta Flamuri, organi zyrtar i Ballit Kombėtar, nė njė artikull tė botuar nė numurin Korrik-Gusht. Por nga ana tjetėr ai nuk ēuditet aspak kur, me planin e tij tė menēur tė njė bashkimi kuluhumthi, propozon tė futen prapė nė vathė ata aventurierė qė "do tė vjedhin", "do tė djegin", "do tė vrasin" dhe "do tė ēnderojnė" emrin Shqiptar nė sytė e gjithė botės.

Po e marrim pakė mė shtruar kėtė pikė qė ka nevojė pėr disa sqarime. Ato qė ishin me tė vėrtetė ēeta tė Ballit Kombėtar, me parjashtim tė ndonjė rasti tek-tuk (qė, nė kohė rrėmuje, s'pėrjashtohet as tek ushtėritė e rregullta), nuk vodhėn, nuk dogjnė, as nuk vranė jashtė betejavet dhe pa shkak.

Nė periudhėn mė tė zezė tė luftės vėlla-vrasėse e tė tmerrit - qė nga vjeshta e parė 1943 gjer nė vjeshtėn e tretė 1944 - kur komunistėt i vunė zjarrė dhe satėrin Shqipėrisė an'e mb'anė, kur faktori gjerman hyri nė mes dhe e koklaviti mė tepėr gjendjen, kur u-nda krahina prej krahinės, qyteti prej qytetit me vija tė pakapėrcyerėshme, kur s'kish mė urdhėr as mundėsi kontrolli, por ēdo laro a lepur mori titullin qė i pėlqeu, u-xvarnis pas kujt mundi, u-quajt ashtu si desh dhe bėri ē'i erdh pardore, n'atė kohė, pra, jo pėrgjegjėsit e Ballit Kombėtar por edhe Perėndia tė zbriste nė Shqipėri, s'kish si t'a frenonte atė tėrbim dhe t'i sillte mendjen nė kokė njerėzisė. Kėto skena tė shėmtuara nuk janė tė sotėshme nė historinė e njėrezvet : ngjajnė gjithsaherė qė revolucjonet fat-keqe i ēojnė peshė popujt nga fundet, si deti nė furtunė, zgidhin dhe nxjerrin nė sipėrfaqe pasionet mė t'egra tė natyrės njerėzore. Nė kėto raste vetėm qytetėrimi moral, kuptimi i disiplinės dhe pjekuria shoqėrore e politike e popujvet vetė munt t'iu venė kufi aktevet tė shėmtuara. Dhe popullin Shqiptar, ashtu si ėshtė, me tė mirat e tė metat, me tė mir e me tė liq, nuk e bėmė neve por e gjetėm ashtu si e kishin bėrė natyra dhe historia e tij.

Z. Ēekrezi kundėrshton vetvehten

Ēudija ėshtė se nga njė anė, Z. Ēekrezi, tek komunistėt, i justifikon kėto gjėra, kur thotė : "ēdo njeri qė ka mėsuar diēka nga histori e shkuar ėsht i shtrėnguar tė pranojė se nė kohė revolucioni politik, shoqėror dhe ekonomik, dėnimet dhe ekzekutimet, si edhe masakrat kėtu-atje, janė ēfaqje tė pandarėshme tė pėrmbysjes sė krejtė tė sistemit tė vjetėr". Nga ana tjetėr, s'kuptuaka dot se komunistėt, si shkaktarė tė vėlla-vrasjes e tė tėrbimit qė shtinė nė popull, janė tė vetėmit pėrgjegjės pėr gjendjen e tmerrėshme qė u-krijua nė Shqipėri dhe pėr gjithė ēka ngjau brenda rrėmujės : djegie, vrasje, vjedhje e rrėnime.

Pastaj, mė nj'anė ēfren kundėr "bejlerėve dhe arhondėve q'e kishin pėrdorur Shqipėrinė si ēiflik tė tyre", nga ana tjetėr, me planin e tij tė "bashkimit", kėrkon t'iu lajė fytyrėn dhe t'i nxjerrė edhe njė herė nė skenėn politike ata qė kėrkojnė t'a bėjnė prapė Shqipėrinė ēiflik tė tyren.

Mė nj'anė flet me njė antipathi tė pashpjeguarėshme kundėr Ballit Kombėtar, i cili ėshtė lėvizja qė ka treguar vullnetin luftonjės tė popullit Shqiptar kundėr ēdo shtypjeje tė jashtėme a tė brendėshme dhe kundėr " Shqipėrisė ēiflik ", nga ana tjetėr tregohet i butė dhe deri diku ēfajėsonjės pėr famėkėqinjtė e 7 Prillit. Kėta, sipas Z. Ēekrezi, paskan kujtuar se do t'ia hidhnin Mussolinit !... Dhe paskan rėnė viktimė "nė kurthin e pregatitur prej Duēes". Na mallėngjen sidomos me Ditarėt e Kontit Ciano, ku thotė se ata qė i shpunė kurorėn e Shqipėrisė Viktor Emmanuel-it III, paskan qėnė aqė tė dėshpėruar sa "mezi i nxirrnin nga goja fjalėt e paraqitjes sė kurorės" !...

Sipas Z. Ēekrezi, bejlerėt (ose "tė parėt e vendit", si i quan ai) kujtonin me gjithė ment se Mussolini do t'a pėrzinte Zogun duke e zėvėndėsuar me Dukėn d'Aosta, dhe do tė pėrballonte tė tėra pasojat qė munt tė sillte ky ndėrrim skene nė theatrin e Mesdheut, vetėm pėr t'iu bėrė qejfin "tė parėve tė vendit" dhe pėr tė kėnaqur inatet e ambicjet e tyre ! Kurse nė Shqipėri s'kish mbetur njeri pa e marrė vesh qė konflikti i mbuluar midis Mussolinit dhe Zogut e kish shkakun nė disa kėrkesa nga anė e qeverisė sė Romės, qė e bėnin Shqipėrinė njė krahinė tė perandorisė fashiste. Dhe ēdo ndėrhyrje e Mussolinit pėr tė sjellė ndryshim nė gjendjen e brendėshme tė Shqipėrisė, s'kish asnjė kuptim tjetėr pėrveē zbatimit t'atyre kėrkesave, siē ngjau pas 7 Prillit. Kėtė gjė qė, nė Shqipėri, e kishin kuptuar edhe kalamajt e shkollavet fillore, ēudi si s'e paskan pasur kuptuar "bejlerėt" qė s'kanė tjetėr zanat veē politikės ! Dhe ēudi m'e madhe akoma se si e beson edhe Z. Ēekrezi qė ėshtė aqė skeptik nė tė tjerat. A po kujton se vetėm ai ha bukė dhe tė tjerėt hanė kashtė ?

Si qėndron e drejta

Sikur t'ish vetėm pėr librin e Z. Ēekrezit, ndoshta s'do t'ishim zgjatur kaqė, pse fundi i fundit s'ka njeri aqė tė leshtė sa tė mos kuptojė qė autori, me botimin e tij, ka pasur mė fort ndonjė qėllim material. Por ka njė pjesė Sbqipėtarė qė kanė ndodhur jashtė Shqipėrisė nė kėtė periudhėn e fundit dhe nė mes tė kėtij breshėri polemikash qė bumbullon sot nė tė katėr anėt e botės Shqiptare dhe nėpėr intrigat qė luhen ndėnė rrogos, s'janė tė zotėt tė ndajnė tė drejtėn nga e shtrėmbėta, pse influencohen prej njerėzish qė iu kanė qėlluar mė afėr, ose prej propagandave qė oshėtijnė mė fort.

Thamė mė sipar se ē'gjėndje e shėmtuar dhe e zezė u-krijua nė Shqipėri ē'prej vjeshtės sė parė 1943 gjer nė vjeshtėn e tretė 1944. Komunistėt, tė gjitha armėt e tyre, tė luftės e tė propagandės, ia kthyen Ballit Kombėtar, pse aty shihnin njė lėvizje qė kish bazė nė popull, njė lėvizje qė ju delte pengesė nė fushėn shoqėrore. Sa pėr disa klika politike tė kalbura e tė diskredituara, komunistėt s'i merrnin fare nė sy, pse i quanin si gjėra qė i kish hedhur poshtė evolucjoni i kohės. Kėtė taktikė kanė ndjekur nė Rusi e kudo gjetkė. Si rrezik tė brendėshėm quanin Ballin Kombėtar pse ky munt tė vinte njė tjetėr ekuilibėr nė shoqėrinė Shqiptare, qė e pėrjashtonte komunizmin pėrgjithmonė. Prandaj pėrdornin gjithė mjetet e mėnyrat pėr t'a luftuar e pėr t'a diskredituar Ballin si nė popullin Shqiptar ashtu edhe nė botėn e jashtėme. Gjithė ēka u-bė e ligė edhe e shėmtuar gjatė vitit 1944, qoftė prej atyre vetė, qoftė prej bandavet qė shkonin pas okupatorėvet, qoftė prej hajduteve e katilėve tė ferres, komunistėt i trumbetonin si tė bėra prej Ballit Kombėtar. Nganjėherė, djegiet dhe vrasjet qė bėnin ata vetė nė njė krahinė, nė krahinėn tjetėr i tregonin si tė shkaktuara prej Ballit. Pasi propaganda e tyre ėshtė m'e organizuara nė botė, kėtė legjendė e parhapnė edhe pėrtej kufijvet tė Shqipėrisė. Kjo u-forcua akoma mė shumė prej disa propagandave tė huaja, qė shohin nė partinė t'onė njė pengesė pėr qėllimet e tyre tė nesėrme mbi Shqipėrinė.

Balli Kombėtar i parjashtoi nga radhėt e tij edhe ata pakė aventurierė qė duallė gjallė prej Shqipėrie dhe mbaheshin si tė Ballit. Tjetėr masė kundėr tyre s'munt tė merrte nė vende tė huaja.

Atė ēka vėrteton organi zyrtar i Ballit se nė radhėt e organizatės ka pasur njerėz tė padenjė, dhe qė Z. Ēekrezi e gjen "mjaft naivisht", pėrkundrazi neve na duket "mjaft burrėrrisht". Do t'ish keq sikur qėndra e partisė s'onė t'i fshihte kėta njerės dhe vepėrimet e tyre. Po kur ne ato gjėra qė i luftojmė tek kundėrshtarėt i luftojmė mė rreptė akoma nė radhėt t'ona, do tė thotė se atė ēka themi, e bėjmė, dhe atė ēka bėjmė, e themi.

Luftė intrigash

Pėrveē luftės me armė kundėr komunistėvet, Balli Kombėtar ka tė pėrballojė edhe njė luftė intrigash qė i vjen nga dy anė.

Mė nj'anė janė ata qė kanė qėnė mėsuar t'a kenė Shqipėrinė si njė mjet ēfrytėzimi e pozitash, dhe qė shohin tek Balli njė pengesė pėr nė t'arthmen. Kėta tė gjorė, megjithse s'janė tjetėr veēse rraqet e thyera tė diktaturavet, kanė harruar, si duket, dhe thėrresin me sa kanė nė krye qė Balli po punon kundėr rregullavet tė demokracisė. Balli s'e ka pasur ndonjėherė fuqinė nė dorė nė Shqipėri, qė tė ketė dhėnė ndonjė provė tė kėtillė. Pa le ē'na mallėngjejnė kur qajnė pėr liri, kėta qė kanė qėnė aqė dore-lėshuar tė lirisė ! Dhe kanė tė drejtė tė qajnė, se liri vetėm pėr disa veta, sigurisht nuk do tė ketė mė nė Shqipėri. Dhe ėshtė pikėrisht pėr kėtė lloj lirie qė qajnė me lot krokodilėt e demokracisė.

Nga ana tjetėr, njė luftė m'e butė dhe shpeshėherė ndėnė rrogos i bėhet Ballit nga disa elementė qė mbahen si me ide progresiste, tepėr moderne, por qė gjejnė gjithmonė tek Balli diēka qė s'iu pėlqen ; dhe ēka ėshtė qė s'iu pėlqen, as ata s'dinė t'a tregojnė. Kurse pėrkudrazi, megjithse nėpėr kafenetė rrokullisin, bashkė me zaret, tendenca tė gjera "socjaliste", nė praktikė gjinden shumė t'afėrt me ata qė gjer dje "e kishin pėrdorur Shqipėrinė si ēiflik tė tyre".

Balli Kombėtar dolli nė kohėn e luftės si njė shtytje dinamike e vullnetit popullor Shqiptar pėr t'u-ngritur nė lartėsirat e jetės sė lirė. Besnik gjer nė vdekje i kėtij qėllimi, i ēpalli luftė tė hapėt ēdo imperialismi tė jashtėm a tiranie tė brendėshme, ndėnė cilėndo formė qė tė paraqiten. Dhe kėtė e ka dėshmuar jo me fjalė por me gjak qė nga 1939-ta e gjer tani. Cilatdo qofshin methodhat e imperjalizmit ose tė tiranisė, si qėllim kanė ēfrytėzimin ekonomik dhe shtypjen politike e shpirtėrore mbi popujt. Dhe pikėrisht kundėr shtypjes politike, ekonomike e shpirtėrore tė popullit Shqiptar - nga cilado anė qė t'i vijė - ėshtė ngritur Balli Kombėtar. Programi i tij iu pėrshtatet strukturės shoqėrore-ekonomike dhe vleftavet morale tė popullit t'onė. Pse kėrkon ngritjen e masavet bujke e punėtore nė kuptimin ekonomik e kulturor, dhe vendosjen e jetės Shqiptare mbi baza tė reja.

Parrullat pėr bashkim dhe veprimi i Shqiptarėvet tė Amerikės

Si nga anė e krokodilėvet tė demokracisė, ashtu edhe nga ndonjė "puritan" s'dėgjohet tjetėr fjalė veē "bashkim".

Natyrisht, nuk ka njerėz mė tė dėshiruar nga ne pėr bashkimin e popullit Shqiptar. Pse e dimė qė tek bashkimi qėndron fuqia e popullit t'onė, prandaj edhe liria. Mirėpo parullat qė qarkullojnė poshtė e lart pėr bashkimin e gjithė aventurierėve tė mėrgimit, nuk kanė pėr qėllim BASHKIMIN por PERĒARJEN e popullit Shqiptar.

Pse nė qoftė qė populli i ynė ka qėnė i ndarė e i pėrēarė deri vonė dhe e ka paguar shumė rėndė - me gjak e me humbje lirie - mosbashkimin e tij rreth njė ideje qėndore, ėshtė pikėrisht pėr shkak t'egoizmavet tė kaporjoneve e aventurierėve qė kanė pasur vehten e tyre si qėllim dhe popullin Shqiptar si njė mjet. Kėta kaporjone, si edhe kapistrat e tyre, evolucioni i kohės i hodhi jashtė organizmit politik Shqiptar si gjėra tė rėna, dhe s'janė kėta qė munt tė flasin n'emėr t'atij populli qė shitėn e ropėn.

Thamė mė sipėr se Balli Kombėtar i ka ēpallur luftė tė hapėt ēdo imperializmi tė jashtėm a tiranie tė brendėshme, ndėnė cilėndo formė qė tė paraqiten. Dihet se imperializmi i jashtėm s'munt tė mbahet pa njė tirani tė brendėshme dhe tirania e brendėshme tek popujt e vegjėl ėshtė gjithmonė e pėshtetur nė njė imperializmė tė jashtėm.

Tė dyja kėto forma shtypėse pra mbahen me njėra-tjetrėn si dy faqet e njė monedhe. Ne kemi qėnė dhe jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė me ēdo parti a lėvizje qė del nga populli dhe pėshtetet nė popull. Por jo me klika qė e kanė bazėn nėpėr agjensitė e spiunazheve tė huaja, ose me kapistra e aventurierė t'urrejtur nga populli Shqiptar. Pse qėllimi i ynė nuk ėshtė tė grumbullojmė njė bandė aventurierėsh pėr tė pėrēarė popullin, por tė largojmė aventurierėt qė tė bashkojmė popullin. Pėr kėtė qėndrimin t'onė, i cili ėshtė fare i kuptuarshėm dhe i natyrėshėm, kundėrshtarėt na quajnė "monopolizonjės" tė patriotizmės. Nga vepėrimet t'ona tė gjertanishme kuptohet qė s'jemi "monopolizonjės", por s'jemi as tregtarė tė patriotizmės.

Sa pėr Shqiptarėt e Amerikės, ne i kemi dashur e nderuer mė shumė se kushdo tjetėr, pse kemi qėnė nė gjendje mė fort se kushdo tjetėr tė ēmojmė veprat e tyre tė sė kaluarės. Dhe ku t'a gjejmė atė fat qė ata tė ēohen edhe njė herė, ashtu siē bėnė dikur, pėr lirinė e Shqipėrisė.

Gazeta FLAMURI, mars-prill dhe maj-qershor 1952

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji