Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



LUFTA CIVILE NĖ SHQIPĖRI

Prof. ABAS ERMENJI

Shkaqet dhe rrethanat

Nė kėtė vjeshtė u-mbushėn dhjetė vjet qė lufta civile u-hap nė Shqipėri, do me thėnė qė grupe njerėzish t'organizuar nisnė tė vrasin me plan e me taktikė tė tjerė grupe njerėzish t'organizuar. Po si ēdo tjetėr fenomen shoqėror, aqė mė pakė njė luftė civile, nuk nis n'atė ēast qė kėrcasin pushkėt e grupevet t'organizuar kundėr njėri-tjetrit. I ka rrėnjėt shumė mė tė largėta nė kohė dhe shumė mė tė shtrira nė hapėsirė.

Pa dashur tė shtrihemi shumė nė kėrkimin e shkaqevet dhe nė zbulimin e fenomenevet qė i prinė luftės civile nė Shqipėri, duhet tė themi tė paktėn ato mė tė pėrgjithshėmet, pse pėrndryshe kjo ngjarje e madhe historike mbetet e pakuptuarshėme.

Shqiptarėt e fituan shumė vonė pamvarėsinė politike tė tyre dhe, me tė dalė Shtet mė vehte, erdhėn nė kontakt tė menjėhershėm me kulturėn e me idetė e Perėndimit. Regjimi politik i Shtetit tė ri u-ngrit, siē ishte e natyrshėme, me mbeturitė politike dhe mbi hierarqinė shoqėrore qė kish lėnė sundimi i vjetėr otoman. Por brezi i ri Shqiptar mori nėpėr shkolla idetė e reja qė vinė nga librat, nga historia e popujvet tė tjerė, nga pėrpjekjet e njerėzisė pėr liri e pėrparim, nga kontakti shpirtėror me botėn e qytetėruar. Dhe jo vetėm djalėria e shkollės, por edhe njė pjesė e popullit qė kish qėnė nėpėr kurbete, qė kish parė se si jetohet nė botėn e Perėndimit, nuk pajtohej me regjimin politik nė fuqi. Kurse pjesa tjetėr e popullit, ajo qė s'kish bėrė shkollė as kish qėnė jashtė, influencohej pakė a shumė edhe ajo nga mendimet e reja me tė cilat e sillnin nė kontakt mjetet e komunikimit, shėrbimi ushtarak, mėsonjėsi i fshatit, nxėnėsit e shkollės, etj. Kėshtu ish formuar nė Shqipėri njė gjendje mendore e papajtuarshėme me mėnyrėn e qeverisjes sė regjimit nė fuqi.

Duke qėnė ky raporti midis ndjenjės sė masavet dhe regjimevet politike, u-deshėn dy faktorė tė mėdhenj, dy lėkundje t'ardhura nga jashtė, pėr tė shkaktuar, nė Shqipėri si edhe nė vende tė tjera, atė qė quajmė luftė civile.

1) Pushtimi fashist : Pushtimi fashist u hapi shtek vepėrimi forcavet tė reja kombėtare qė ishin pjekur nė heshtje. Shumė persona a klika nga ata qė pėrbėnin klasėn politike drejtonjėse tė gjeratėhershėme, partizanė t'ish-mbretit Zog apo kundėrshtarė tė tij, u-pajtuan si pa gjė tė keqe rreth Luogotenences. Disa bylyk-bashė, zbritėn nė Tiranė pėr tė marrė rrogat si mė parė. Kėshtu ngjau me klasėn e politikanėvet tė vjetėr.

Por nuk ngjau ashtu me popullin Shqiptar. Ai e ndjeu gjer nė palcė dramin e 7 Prillit, u-trondit i tėrė si njė trup dhe nisi tė vėshtrojė rreth e qark pėr tė gjetur njė udhė-dalje nga robėria. E provoi, mė parė me demonstrata, me qėndresėn pasive dhe pastaj me qėndresėn me armė, se ai ishte diēka tjetėr qė s'kish mė lidhje as interesa tė pėrbashkėta me klasėn e politikanėvet tė vetėquajtur pėrfaqėsonjės tė tij.

2) Hyrja e Rusisė nė luftė u dha shpirt tendencavet komuniste qė gjer atėhere ishin tė tulitura, tė pa dalluara mirė, tė kuptuara prej shumėkujt si njė farė demokracie e shoqėruar me njė varg reformash radikale pėr tė mirėn e pėrgjithshėme. Pastaj, dalja e saj nė Ballkan dhe imponimi mbi Demokracitė e Perėndimit qė tė ndihmonin me armatim e me propagandė "Lėvizjet Nacional-Ēlirimtare", do me thėnė partitė komuniste, e bėri fatale ēarjen e frontit Shqiptar mė dysh dhe plasjen e luftės civile.

Ndarja nė dy kampe tė kundėrt

Jashtė dallaverevet dhe interpretimevet tė t'ashtuquajturvet "politikanė nacionalistė" mbledhur nė Tiranė rreth Luogotenences, populli Shqiptar me brezin e ri intelektual u-tregua nė pėrgjithėsi kundėr aktit tė 7 Prillit. Demonstratat dhe qėndresa pasive filluan menjėherė. Forca dhe enthusiazmi i tyre u-shtuan sidomos me hapjen e luftės sė Dytė botėrore, nė shtator 1939. Filluan ndjekjet dhe arrestimet. Njė pjesė e tė rinjvet u-burgos ose u-dėrgua nėpėr ishuj.

Nė hovin e parė, lėvizja Shqiptare qe si njė ēfaqje spontane e fuqisė dhe e vullnetit tė popullit pėr pamvarėsi kombėtare dhe pėr liritė qė lidhen me' tė.

Pas hyrjes sė Rusisė nė luftė, erdhėn nė Shqipėri dy agjentė tė huaj tė cilėt vunė nė lėvizje disa grupthe komunistėsh gjysmė-tė-fjetur, dhe i organizuan nė parti. Shtytja qė u erdhi lėvizjevet komuniste nga pesha e Rusisė nė ballancėn ndėrkombėtare, si edhe ēkreditimi i klasės sė t'ashtuquajturvet politikanė nacionalistė (tė cilėt fjalėn "nacjonalist" e kuptonin tė jesh si vekshi i poēes ku tė kapet ēdo dorė e huaj pėr t'a bėrė Vendin koloni) hodhėn me komunistėt njė pjesė tė popullit dhe sidomos tė djalėrisė. Kėshtu qė kėta, nė vjeshtėn e 1942-sė, e ndjenė vehten mjaft tė fortė dhe t'organizuar pėr tė lozur lodrėn e t'ashtuquajturit "Front Nacional-Ēlirimtar".

Nga ana tjetėr, shumica e madhe e popullit (sidomos fshatar) me njė pjesė tė djalėrisė dhe me disa patriotė tė vjetėr formuan, nė fillim tė pushtimit fashist, organizatėn Balli Kombėtar, me njė program politik ku, pėrveē vleftavet kombėtare, respektoheshin edhe aspiratat pėr liritė demokratike dhe reformat e nevojshėme nė pajtim me kohėt e reja.

Eshtė pėr t'u-vėnė re se vetėm kėta dy kampe, Balli Kombėtar dhe Partia Komuniste, zėnė tė tėrė skenėn Shqiptare n'atė periudhė aqė kritike qė kaloi Vendi i ynė. Kjo provon se nė Shqipėri kish perėnduar koha e "politikavet" personale, dhe kish vend vetėm pėr politikė masash, pėshtetur n'ide dhe nė programe.

Pėrveē Partisė Komuniste qė tėrhiqte antarė e popull me premtime tė gėnjeshtra pėr liri, demokraci, reforme agrare, etj., Balli Kombėtar u-paraqit nė skenėn Shqiptare si njė organizatė e pėshtetur nė parime e nė njė program qė ish shprehja e drejtė dhe e vėrtetė e aspiratavet tė shumicės. Kjo i dha arsyen e tė qėnurit. Pėr kėtė shkak bėri vragė nė popull dhe u-shtri si njė organizmė nė tė tėrė Shqipėrinė.

Kėshtu pra forcat e qėndresės Shqiptare, gjatė luftės, nė vija tė pėrgjithshėme, u-vėrtiten rreth dy boshteve : Balli Kombėtar dhe Partia Komuniste. Ish e llogjikshėme qė kėta dy boshte, pasi silleshin rreth dy sferave tė ndryshme e nė kuadėrshtim me njėra-tjetrėn, do tė pėrpiqeshin njė ditė midis tyre. Boshti komunist sillej rreth kollosit sovjetik, dhe interesat Shqiptare, pa pėrjashtim e pa asnjė skrupull, i a nėnėshtronte interesavet ushtarake, politike dhe ekonomike tė Rusisė ose tė Jugosllavisė, zėvėndėses sė saj nė Ballkan. Balli Kombėtar sillej rreth interesavet tė Shqipėrisė. Pra me gjithė gėnjeshtrat, cinizmin, dhelpėrinė trathėtare tė komunistėvet qė luftonin gjoja pėr lirinė e popullit Shqiptar, dhe me gjithė durimin dhe vullnetin e mirė tė Ballit Kombėtar pėr t'i u-shmangur vėllavrasjes, lufta civile ish e pa-larguarshėme.

Megjithatė, Balli Kombėtar bėri ē'qe e mundur pėr t'i shpėtuar rrethit fatal qė po ngushtohej dita ditės. Duroi tė gjitha sharjet, ēpifjet dhe llomotitjet e komunistėvet. Duroi vrasjen e shumė antarėve tė tij me atentate nga komunistėt. Duroi kanosjet dhe pėrdhunimet qė u-bėnin komunistėt vazhdimisht popullsivet qė mbaheshin me Ballin Kombėtar. U shtriu dorėn komunistėvet pėr njė bashkim mbi baza krejt demokratike, nė mbledhjen e Mukajt, me 1 e 2 Gusht 1943. Bashkimi u-bė, dhe u-prish pas pakė ditėsh prej komunistėvet. Dhe ish e llogjikshėme qė do tė ngjante ashtu, sepse komunistėt ishin njė forcė qė vėrtitej rreth interesash jashtėkombėtare, nė kundėrshtim me atė ēka mpronte Balli Kombėtar.

Komandės sė Ballit nė Berat i ra nė dorė njė dokument me rėndėsi i Partisė Komuniste, qė mban datėn e 9 Shtatorit 1943. Nė 'tė Komiteti Qėndror u ep udhėzime Komitetevet Qarkore se si tė vepėrojnė nė raste tė ndryshme, nė mynyrė qė Partia Komuniste t'a marrė vetėm fuqinė nė dorė me force e me terror.

Lufta e nxehtė

Komunistėt e prishnė marrėveshjen e Mukajt me shtytjen e agjentėvet jugosllavė, siē e tregojnė dokumentat e Ministrisė sė Jashtėme jugosllave botuar mė 1949 nėnė titullin "Gjaku i Trathėtuar". Prishja e marrėveshjes filloi me njė radhė atentatesh mizore kundėr antarėvet tė Ballit Kombėtar, nė njė ēast qė s'e prisnin. Vranė me pabesi, nė Zeqisht tė Korēės, gjashtė tė rinj intelektualė tė Ballit, mė 8 tė shtatorit. Zunė nė njė fshat tė Lushnjės 68 ushtarė tė Ballit Kombėtar, fshatarė tė thjeshtė, dhe i shkuan tė gjithė nė plumb me urdhėr tė Mehmet Shehut. Bjenė nė Gjirokastėr si bishat dhe vrasin katėrmbėdhjetė antarė tė Ballit Kombėtar, ndėr' ta edhe profesor Tare Kalon, si edhe njė djalė 15 vjeēar qė e therin pėrpara syvet tė s'ėmės. Vrasin nė qarkun e Korēės Baba Zylfon, Josif Frashėrin, Bame Gjonomadhin e sa e sa Shqiptarė tė pafajshėm, ndėr kufomat e tė cilėvet u-gjetėn, tre muaj mė vonė, 185 tė mbuluara nė prruan e Shipskės. Vrasin Besnik Canon e Qeramudin Sulon, vrasin nė qarkun e Vlorės, vrasin nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. Ata sulmojnė trathėtisht ēetat e Ballit atje ku mundin ; atje ku s'mundin, qėndrojnė nė pritje ose tėrhiqen. Dhe kėtė luftė vėllavrasėse, tė shėmtuar, tė tmerrshėme, e filluan pikėrisht nė njė kohė kur ushtėria gjermane zbriste nė Shqipėri pėr tė zėnė vendin e Italianėvet tė dorėzuar, dhe Balli Kombėtar pregatitej pėr t'i qėndruar pushtonjėsit tė ri. Nė Barmash, nė Qafė tė Thanės, nė rrethet e Vlorės, fuqitė e Ballit kishin ardhur nė pėrpjekje me kolonat gjermane.

I vėnė pėrpara kėsaj situate, Balli Kombėtar vazhdoi t'u bėjė thirrje tė tjera komunistėvet qė tė hiqnin dorė nga plani djallėzor i tyre dhe tė mendonin pakė me dorė nė zemėr se nė ē'pellk gjaku po e hithnin Vendin. Nė njė nga kėto thirrje, lėshuar mė 20 Tetor 1943, fillonte kėshtu :

"Sot, pėr fat tė keq, jemi duke i pėrdorur kundėr njėri-tjetrit kėto armė qė njėherė i pėrdorėm me aqė sukses kundėr armikut. Tani qė kanė ardhur Gjermanėt, nė vent qė tė jemi tė bashkuar mė fort se kurrė pėr tė luftuar ushtėrinė e tyre, e cila ėshtė shumė m'e fortė dhe m'e egėr nga ajo e Italianėvet, ne jemi nė grindje dhe, ajo qė ėshtė mė keq akoma, nė luftė civile".

Por thirrjet e Ballit, pėr veshėt e komunistėvet, ishin si njė zė i humbur nė shkretėtirė. Lufta u-pėrgjithėsua, u-bė m'e egėr, mė mizore. Komunistėt goditnin qenėrisht dhe luftonin, jo vetėm kundėr burravet, por edhe kundėr gravet e fėmijėvet duke u djegur shtėpitė, duke u-rrymbyer ushqimin dhe duke i lėnė tė vdesin urije nė baltė e nė tė ftohtė.

Gjendja u-koklavit mė shumė akoma me hyrjen e Gjermanėvet nė mes. Atėhere u-shtua rrėmuja edhe mė tepėr, duallė llojė-llojė bandash pas Gjermanėvet, a pėr hesap tė tyre, u-prenė rrugėt, u-ndanė krahinat nga njėra-tjetra, s'e merrte vesh i pari tė dytin, u-bė Shqipėria njė shesh vrasjesh e djegiesh, njė bjeri-burri-burrit qė e bėjnė vitin 1944 atė mė tė zinė e mė tė tmerrshėmin nė kujtimin e popullit Shqiptar.

Eshtė punė e vėshtirė tė shkruhet e tė rreshtohet nė vija tė rregullta njė lufte civile. Sepse aty ke tė bėsh me njė numur tė pambarim ngjarjesh e episodesh qė zhvillohen ndamas, tė ēkoqur nga njėri-tjetri, qė ndrrojnė formė e pėrpjestim sipas kohės, pas vendit, pas rrethanavet. Balli Kombėtar, megjithse u-trondit, gjeti prapė mjaft forcė nė vetvehte pėr t'i qėndruar furtunės njė vit tė tėrė, gjer nė Vjeshtėn e 1944-s. U-ēkallmuan qė nė fillim disa banda tė padisiplinuara qė qenė mbledhur pėr oportunizmė rreth Ballit Kombėtar. Qėndruan me njė moral tė fortė e me vetmohim elementėt qė besonin nė programin e tij dhe qė pėrbėnin zemrėn e organizatės. Aqė sa, gjatė dimrit 1943-44, Balli Kombėtar i solli sa me tė shkrirė forcat komuniste dhe u-duk sikur do t'a fitonte dyelin.

Mbasi komunistėt i qenė pėrgatitur luftės civile dhe e hapėn nė ēastin mė tė favorshėm pėr' ta, kishin natyrisht edhe insiativėn e vepėrimit. Shqipėria e Jugės qe vendi ku nisi lulta civile dhe mbeti gjer nė funt theatri kryesor i ngjarjevet. Disa fatkeqėsi qė i ngjanė qysh nė fillim Ballit Kombėtar, i ngritėn mjaft fuqitė e komunistėvet. Kėshtu, pėr shembull, vrasja e Hysni Lepenicės, Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ballit Kombėtar, nė betejėn e Grihotit, me 34 shokė e oficerė qė ishin lulja e batalionevet tė tij, u-theu krahėt fuqivet tė Ballit kudo e sidomos nė Vlorė, Himarė, Kurvelesh, Delvinė, Gjirokastėr, Libohovė, Tepelenė e Mallakastėr. Vetėvrasja e Safet Butkės dhe humbja e shumė burrave tė tjerė me atentate e dobėsuan pozitėn e Ballit nė qarkun e Korēės. Kėshtu qė komunistėt, nė muajt Nėntor-Dhjetor 1943, mundėn tė pėrqėndrojnė fuqi tė mėdha kundrejt fuqivet tė Ballit nė qarkun e Beratit dhe t'Elbasanit. Megjithatė, rezistenca e Ballit Kombėtar qe e fortė dhe mundi tė mbahet, gjatė vitit 1944, nė tė tėrė Jugun e Shqipėrisė. Sado qė u-prenė udhėt dhe u-kėputėn shpeshherė ndėrlidhjet, njėsitė e Ballit vazhduan tė qėndrojnė me trimėri dhe vetmohim, duke i falur Atdheut dėshmorė dita-ditės, nė qarkun e Korēės, nė malėsitė e Beratit, nė rrethet e Vlorės e tė Gjirokastrės.

Nė Mars 1944, komunistėt erdhėn nė pėrpjekje edhe me fuqitė e Ballit qė komandonte Nezir Muzhaqi, nė Polis t'Elbasanit, dhe me ato tė Xhem Gostivarit, nė Dibėr. Nė Prendverėn e nė Verėn e 1944-ės, pėrpjekjet midis fuqivet tė Ballit dhe komunistėvet u-pėrgjithėsuan edhe nė Shqipėrinė e Mesme, nė rrethet e Kavajės, tė Shijakut e tė Tiranės. Dhe nė Vjeshtėn e atij viti komunistėt sulmuan fuqitė e Ballit nė Kosovė, qė komandonte Ejup Binaku, si edhe ēetat e Ballit nė rrethe tė Shkodrės e nė Dukagjin, qė patėn organizuar vėllezrit Kazazi, Mark Sadiku e Ndue Pali.

Nė verėn e 1944-ės, u-pa qartė qė komunizmi s'munt tė shuhej vetėm me fuqitė e Ballit Kombėtar, sepse njė shumicė faktorėsh punonin pėr 'tė. Pėrveē cinizmit, mizorisė, mungesės sė ēdo skrupulli kombėtar e njerėzor qė e bėjnė komunistin tė tmerrshėm e tė papėrmbajtshėm n'arritjen e qėllimit ; pėrveē teknikės s'organizimit e shpirtit tė disiplinės ; pėrveē pėrgatitjes me kohė pėr luftėn civile ; pėrveē taktikės dhe organizimit tė njėsivet tė tyre qė ėshtė m'i pėrshtatshėmi pėr tė lodhur e shpartalluar fuqitė e rregullta armike (kur mėsyhen prej forcash tė rėnda, shpartallohen e japin pėrshtypjen se u-shuan ; pastaj mblidhen tek s'i pandeh dhe godisin qė prapa krahėvet) ; pėrveē kėtyre, qė thamė, ka pasur edhe njė radhė faktorėsh tė tjerė qė e bėnin tė domosdoshėm triumfin e komunistėvet :

1) Ndihmat materiale e morale qė u-dhanė misionet ushtarake aleate. Komunistėt nisnė t'organizonin njėsira ushtarake tė rregullta me materialin qė u jepnin misjonet aleate gjoja pėr tė luftuar okupatorin. Brigata e parė e tyre u-formua nė Korrik 1943, pėrpara se tė niste lufta civile. E kėshtu me radhė.

2) Dorėzimi i ushtėrisė italiane i shumėfishoi forcat e komunistėvet nė njerės, nė armė tė rėnda e nė material lufte. Mbasi shtabi i komunistėvet njihej zyrtarisht si nė bashkėpunim me aleatet, njėsitė italiane, me gjithė ē'patėn, u-dorėzuan tek ata. Njė pjesė e tyre pranuan edhe tė luftojnė nė radhėt e komunistėvet, duke e plotėsuar ushtėrinė e tyre me teknikė dhe elementa tė xhenjos.

3) Situata ndėrkombėtare ish krejt nė favor tė komunistėvet. Hija e rėndė e Rusisė zu tė ndihej nė Ballkan. Sidomos pas Konferencės sė Teheranit, u-pa qartė qė Rusia po delte nė Ballkan si njė faktor i pakundėrshtuarshėm. Pastaj, njohja e qeverisė sė Titos nga Anglo-Amerikanėt pat njė rėndėsi tė jashtėzakonshėme nė zhvillimin e ngjarievet tė brendshėme tė Shqipėrisė. Sepse u jepte komunistėvet shqiptarė njė kufi tė hapur e tė pėrbashkėt me "shokėt jugosllavė".

Komunizmi pra ish i destinuar tė triumfojė, ashtu siē triumfoi nė ēdo vend tė Ballkanit e t'Evropės sė Lindjes ku nuk ndėrhynė drejt pėr drejt ushtėritė e aleatėvet tė Perėndimit. Prandaj edhe nė Shqipėri e ngriti bajrakun e kuq nė funt tė Nėntorit 1944.

Ē'na tregon e kaluara

Pamė se si, nė ēastin dramatik tė jetės s'onė kombėtare, lufta e popullit Shqiptar u-suall rreth dy boshtesh : Balli Kombėtar dhe Partia komuniste.

Partia Komuniste vinte me njė ideologji tė re, tė panjohur prej popullit, tė paraqitur nė njė dritė tė gėnjeshtėrt. Balli Kombėtar delte me njė program politik qė u pergjigjej aspiratavet tė shumicės. Domethėnė njė ide luftoi kundėr njė ideje. Atje ku s'pat ide e parime, s'pat as fuqi. Me thyerjen e Ballit Kombėtar u-thye ēdo rezistence nacionaliste.

Jo vetėm nė Shqipėri qė e tėrė propaganda dhe lufta e komunistėvet u-drejtua kundėr Ballit Kombėtar, por edhe nė vendet e tjera komuniste tė Ballkanit, kur flitet pėr Shqipėrinė, si e vetėmja forcė antikomuniste pėrmendet Balli Kombėtar. Kjo vjen ndoshta edhe pse komunistėt, tė cilėt kanė eksperiencėn e gjėravet dhe tė ēastit historik ku jetojnė, kanė frikė dhe quajnė "forcė" vetėm ato organizata qė pėshteten n'ide e nė parime dhe qė u dalin pengesė, me reforma tė shėndetshėme, nė fushėn shoqėrore dhe ekonomike. Kurse mbeturitė feodale dhe politikanėt e tregut tė zi i quajnė si klika tė pazonja dhe pa konsistencė.

Edhe ajo pjesė e popullit dhe e djalėrisė Shqiptare qė vajtėn pas komunistėvet, u-gėnjyen prej demagogjisė sė tyre, kujtuan se ata luftonin me tė vėrtetė pėr liritė demokratike, pėr reformėn agrare, etj. Vetėm kur filloi kolektivizimi dhe regjimentimi ndėnė kėrbaēin e hierarqisė sė re, kur u-shtuanė angaritė, tmerri dhe uria, atėhere u-pendua gjithkush, por ish tepėr vonė.

Nga historija e kėtyre pesėmbėdhjetė vjetve kuptohet qė populli Shqiptar, i ēkėputur prej lidhjevet tė vjetra tė tarafit, krahinės, prej influencavet personale, prej frikės sė beut e t'agait, ka kėrkuar njė rrugė politike tė pėrbashkėt pėr tė siguruar tė drejtat e tij. Ka fituar ndėrgjegjjen e masės. E din se tė drejtat e seicilit sigurohen vetėm atėhere kur tė drejtat e masės tė jenė tė siguruara. Tjetėr punė pse rrethanat e djeshme, forcat e jashtėme qė kanė vepruar mbi' tė, kanė qėnė t'atilla sa qė s'e kanė lėnė t'i a arrijė qėllimit. Por ai pėrpiqet e lufton vazhdimisht pėr tė fituar lirinė, pėr t'u-bėrė zot i truallit tė tij, i punės sė tij.

Kėtė tė vėrtetė kaqė tė dukshėme s'e kanė kuptuar vetėm ata qė s'kanė interes t'a kuptojnė.

Gazeta FLAMURI, dhjetor 1953

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji