Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



MIDHAT FRASHĖRI I YNĖ*

Prof. ABAS ERMENJI

Kush e mendonte dy muaj mė parė, se sot do tė mblidheshim pėr tė kujtuar Midhat Frashėrin e vdekur! Jo atėhere, por s'na vjen t'a besojm as tani; na duket sikur s'ėsht e vėrtetė, sikur Plaku i ynė ndodhet akoma pranė nesh, rreth nesh, na shikon me butėsi, na flet, na jep kėshilla. Fytyrė e ėmbėl flokė-bardhė s'don tė na hiqet asnjė ēast nga mendja, dhe duket sikur na tingėllon vazhdimisht nė shpirt ajo fjali e tij aqė e thjeshtė, siē janė mendimet e mėdha, "DUHET TE JEMI SHĖRBĖTORĖT E SHQIPĖRISĖ".

Midhat Frashėri ; qė ndodhej gjithnjė me ne, nė ēetė, nė mal, nė kėmbė ose hipur nė mushkė, por gjithmonė pranė Flamurit ; Midhat Frashėri qė s'tronditej kurrė, qė ish gjithmonė ai, qė s'nxehej e s'ftohej as kur fuqitė t'ona ecnin ne fitore, as kur armiku na ndiqte me zjarr e vdekje, as kur tėrhiqeshim nėpėr shira e baltra, as kur muarėm udhėt e arratisė. Gjithnjė me ne nė dėrrasat e ashpėra tė kampevet, gjithnjė me ne kur duhej rrojtur vetėm me bukė e ujė. S'e dėgjoi njeri t'ankohej, tė thoshte "u-lodha" ose "s'jam mirė". Ai ish i vetėdijshėm pėr misjonin e tij, ai e kuptonte se ē'fuqi na jepte, se ē'besim na frymėzonte qėnia e tij pranė nesh.

Trashėgimtar i denjė i brezit tė Rilindjes, atij i binte barra tė pėrsillte nė zemrat e reja frymėn e Naimit, t'Abdylit e tė Vaso Pashės. Ai ish burri qė lithte traditėn kryengritse tė shekullit qė shkoi me luftėn e ashpėr qė bėhet sot pėr liri. Ai mbyllte perden e kohės sė perėnduar dhe hapte faqen e historisė s'onė tė re.

Si i tillė, e ndjente edhe Ai vetė se ē'fuqi ushtronte pranė nesh. Nėpėr'tė, nėpėr syt' e tij tė shkėndijshėm, nėpėr atė "krip q'i kish ra bora" na fliste njė shekull histori, na ēfaqej shėmbulli i dy brezave heronjsh dhe bėheshim tri herė mė tė fortė.

Midhat Frashėri ish plak i kėndshėm e i dashur, fjalė e tij ish gjithmonė e kripur me humor tė hollė, qė tregonte kthjellėtinė e njė shpirti delikat, e njė mendjes sė gjerė qė i merr me buzeqeshje kotėsitė e njerėzvet. Por nganjėhere, papritur, humori shuhej nga buzėt e tij, vijat e fytyrės thelloheshin si rrudhat e njė shkėmbi madhėshtor, sytė i lėshonin tjetėr dritė, dhe Plaku ynė merrte njė hije patriarku ; kjo ngjante n'ato raste ku duhej tė tregoheshim Shėrbėtorė tė Shqipėrisė. Punėt e njerėzve, Midhat Frashėri i merrte pėrgjithėsisht me njė tallje tė lehtė filozofi, vetėm njė ish pasjoni i tij, atje ku s'kish vėnd tallja, atje ku lėshohej me misticizmė : - Shėrbimi ndaj Shqipėrisė.

***

Lindur bashkė me Lidhjen e Prizrendit, n'atė kohė kur lindnin shpresat pėr njė mėmėdhe tė lirė, dhe rritur me frymėn e nxehtė tė Ringjalljes Kombėtare, ish e shpjeguarėshme qė Midhat Frashėri tė bėhej fanatik i njė feje, i fesė "Shqipėri". Dhe kėtij kulti i a kushtoi tė tėrė punėn, tė tėrė jetėn e tij, pėr njė gjysėm shekulli.

Veprimtaria e kėtij fanatiku Shqiptar shtrihet nė tė gjitha drejtimet e jetės kombėtare. Qė kur ish fare i ri, i pėrkėdhelur nga shembulli i t'ungjėrvet Naim e Sami, nga shembulli i Vaso Pashės, i Jani Vretos e tė tjerė burrash pende e mendimi qė pėrpiqeshin, jashtė Atdheut, tė punonin gjuhėn, tė mėkėmbnin idenė kombėtare, t'i tregonin Shqiptarit historinė e tij, detyrat e tij, Midhat Frashėri i u-kushtua mjeshtėrisė sė shkrimit. Bėn pjesė nė Shoqėrinė e Stambollit, nxjerr Kalendarin Kombiar, drejton nė Selanik e Sofie, bashkė me patriotin e ēquar Kristo Luarasi, gazetėn "Liria", tė pėrkohėshmen "Dituria", boton aty-kėtu shkrime me karakter letrar ose shoqėror, si "Hi e Shpuzė", "Plagėt t'ona", merr pjesė mė 1908 nė Kongresin e Manastirit, ku u-bisedua pėr tė funtmen herė abeceja Shqipe.

Midhat Frashėrin e intereson ēdo gjė qė lidhet me jetėn Shqiptare, me gjuhėn, me historinė, me nevojat e vendit, me ēėshtjet e Shqipėrisė. Prandaj edhe shkrimet e tij janė tė shumė-llojshme : aty kallzon prralla me njė kuptim moral ose patriotik, kėtu shėnon ngjarje historie ; atje jep kėshilla se si tė duam atdhenė, se si tė duam njėri-tjetrin, se si tė bėhemi t'urtė e punėtorė. Tė gjitha kėto shkrime janė derdhur me njė thjeshtėsi tė kėndėshme, si biseda rreth vatrės. Lufta me pendė, ish pregatitja e luftės me armė. Mė parė duhej zgjuar populli, duhej shkundur nga letargjija e qindra vjetėve, duhej tė njihte vehten nėpėrmjet tė gjuhės e tė historisė sė tij, pėr tė qėnė i zoti pastaj t'i pėrvishej luftės s'organizuar pėr liri e pamvarėsi. Kėtė nevojė tė ngutėshme e kishin kuptuar mirė flamurtarėt e Rilindjes. E marrim me mėnt se ē'peshė rėndonte mbi zemrat e atyre burrave, kur shikonin njė popull tė humbur nė terr e qė s'njeh dot vet-vehten, kur shihnin gjuhėn Shqipe pa njė abece tė sajnė, Shqipja, gjuhė e Orakujve tė hershėm, gjuha me tė cilėn kumandoi Teuta detin dhe Gjergj Kastrioti hodhi ushtarėt nė sulm.

Dėshpėrimin e atyre zėmrave e kuptojmė nga psherėtima vigane e Vaso Pashės:

"Mori, Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush tė ka qitun me krye nė hi."

N'atė shkollė, n'at'afsh tė zjarrtė dashurie pėr Atdhe, u-mbrujt e u poq shpirti i Midhat Frashėrit. Kėtu kuptohet fanatizmi i tij pėr gjuhėn pėr kombin, pėr historinė, pėr kufitė, pėr ēdo gjė qė prek Shqipėrinė.

Por Lumo Skėndua s'kufizohet vetėm nė shkrime e kėshilla; ai hidhet nė vepėrim, pėrzjehet nė pėrleshjet e kryengritjevet, shtyn popullin nė luftė pėr mprojtjen e kufivet, ėshtė atje ku ngrihet Flamuri, merr pjesė mė 1912 nė Qeverinė e Vlorės, merr pjesė nė kohė tė Wied-it, nė Qeverinė e Durrėsit.

Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, pėrpiqet bashkė me patriotė tė tjerė tė kthjellojė mendimet e errėta qė disa qarqe tė jashtėme kishin rreth Shqipėrisė. Nė mbarim tė luftės shkon nė kuvendin e Paqes, nė Paris, si antar i pėrfaqėsisė Shqiptare, ku mundohet tė mprojė, me energji fanatiku dhe hollėsi diplomati, kufitė e 1913-ės. Pėr tė hedhur pakė dritė nė botėn e jashtėme mbi tė drejtat e Shqipėrisė, shkruan e boton nė frėngjisht "L'affaire de l'Epire", "Les albanais chez eux, et ą l'étranger", "Albanais et Slaves".

Nėpėr konferenca ndėrkombėtare mundohet, me shkathtėsinė e njė diplomati tė regjur, tė kthejė gjykimet e qarqevet tė jashtėme nė tė mirė tė vendit tė tij. Shėrben si Ministėr i Shqipėrisė nė Paris, mė vonė n'Athinė, gjer mė 1925. Pastaj hiqet nga dega e dipllomacisė dhe i kushtohet tėrėsisht misionit t'apostullit.

Zakonin qė kish marrė nė tė ri, qė tė kėshillojė Shqiptarėt tė duanė vendin e tyre, tė bėhen punėtorė tė mirė e t'urtė, tė ruajnė me dhėmbshuri trashėgimin kombėtar, Midhat Frasheri e mbajti pėr tėrė jetėn. Libraria e tij nė Tiranė ish njė shkollė Shqipėtarie, njė vėnd ku bisedoheshin pothuajse vetėm ēėshtje qė kanė tė bėjnė me vendin t'onė, me punėt t'ona, me jetėn t'onė kombėtare. Nxėnės, mėsues, shkollarė tė ēdo dege, njerės tė mėsuar e tė pamėsuar hynin e dilnin nė librarinė e tij, si nė shtėpi tė tyre. Gjithsecilit kish diēka pėr t'i thėnė. Njerit i jepte njė kėshillė, tjetrit i tregonte diē nga ato qė kish parė e dėgjuar, ndokuj i kallzonte sesi dėftehen tė ēkathėt Shqiptarėt jashtė Atdheut. Pastaj binte biseda mbi Kosovėn... Aty rėmohoj plaga mė e madhe e tij; dhe Midhat Frashėri fliste e fliste me orė tė tėra mbi Kosovė e Kosovarė, i tregonte ngjarjet e asaj ane njė nga njė, qė nga Lidhja e Prizrendit. "Shqipėrija Ethnike", thosh me mallėngjim, "duhet tė punojmė pėr tė bėrė Shqipėrinė Ethnike", dhe shpesh herė sytė e thellė tė Plakut mbusheshin me lot.

Rrebeshi i Prillit tė 1939-ės i shkundi edhe njė herė nervat e tij dhe i dha forcė tė riu. E kuptoi se po hapej njė periudhė e re pėr historinė e Shqipėrisė dhe, pa pėrtuar kėmbėn, i pėlqeu t'a hedhė ai ēapin e parė, me hovin e njė djaloshi. Afron patriotėt e vjetėr, afron tė rinjt e ndezur, afron arsimtarėt, u thotė tė shtrėngohen pėr njė luftė tė gjatė. Dhe kėshtu lindi Balli Kombėtar.

Vimė tani nė pikėn-kulm tė jetės sė Midhat Frashėrit, n'atė vijė-mendimi tė tij qė del pėrmbi tė tjerat: Midhat Frashėri i kupton kohėt e reja dhe, nė vėnd qė tė mbetej i ngrirė nė tė kaluarėn, ashtu si ngjan pėrgjithėsisht ndėr pleqtė, ai mori pėrsipėr barrėn vigane t'a kapėrzejė kombin prej njė faze historike nė tjetrėn. Ai i kuptoi arsyet e mėdha tė luftavet tė sotėshme, e ndjeu ēastin historik ku jetojmė dhe, pėr tė qėnė nė pajtim me kohėn, u dolli pėrpara nevojavet tė reja tė Shqiptarėvet me Dekalogun e Ballit Kombėtar.

Me tė vėrtetė, lufta qė bėjnė sot popujt pėr liri politike, pėr njė ndarje mė tė drejtė tė pasurivet dhe tė frytit tė punės, ėshtė pjella e qytetėrimit tė kohės, ėshtė shtytja e shkencės dhe e maqinės, qė i kėputi lidhjet e vjetra ndėrmjet njerėzvet, qė i theu trajtat shoqėrore tė dikurshme, dhe ngjalli nevojat pėr njė ekuilibėr tė ri.

Nė njė kohė kur rrėmbesa e historisė i heq popujt pėrpara, tė duash tė qėndrosh i mbėrthyer nė tė kaluarėn, ėshtė barabar si t'i dalėsh valės nė ndesh, ose siē kėrkon i mbyturi tė mbahet nėpėr rrėnjėt e kalbura.

Midhat Frashėri u-dėftye pėrmbi paragjykime shoqėrore, pikėpamje e mėnyrėra tė menduari qė lidheshin me kohėn e tė rriturit tė tij, u-dėftye nga ata prijsa tė palodhur qė s'mbeten kurrė nė vėnd por ecin bashkė me kohėn.

Ndonėse me moshė i pėrkiste njė brezi tjetėr, njė brezi qė luftonte vetėm pėr pamvarėsinė politike tė Shqipėrisė, me mendime, Midhat Frashėri kapėrceu nė kohėt e reja, dhe u-tregua burrė qė di tė sundojė dy epoka. Dijti tė qėndrojė nė ballė tė luftės kur duhej, qė Shqipėria tė delte zonjė mė vehte, por dijti mė vonė t'iu shėnojė edhe udhėn e pėrparimit Shqiptarėvet, kur erdh koha qė populli i ynė tė dilte nga gjendja shoqėrore e Mesjetės dhe tė merrte ndjenjė e shėndet tė ri. Dijti tė na tregojė shtigjet drejt s'arthmes, me Dekallogun e Ballit Kombėtar. Kėtu qėndron lartėsia e tij.

E dimė tė gjithė se Plakut t'onė i vinte rėndė qė t'i thoshnje plak. Pėrnjėherėsh i mvrenjteshin sytė e shkėndijshėm, dhe t'a kish gati pyetjen : - "Cili ėshtė plak ?" Me kėtė, donte tė thosh se ai, qėkurse rrinte me tė rinjtė, kish mendimet dhe shpirtin e tė rinjvet.

S'mė harrohet ajo mbrėmje e Korrikut tė 1948-ės, n'Athinė, kur hėngrėm darkė me 'tė, natėn e fundit para se tė nisej pėr Turqi. I prekur prej rrethimit t'onė, u-ngrit e foli : - "Ēkėputem me mallėngjim prej jush, se e ndjenj vehten i rrethit t'uaj, e ndjenj vehten njėj me ju, djalosh si ju, me shpirt e me mendime", dhe duke folur, i u-mbushėn sytė mė lot.

Ashtu ish me tė vėrtetė. Midhat Frashėri ėshtė i brezit t'onė, siē qe edhe i brezit tė Rilindjes. Ėshtė njeriu i dy epokave; ėshtė burri qė bashkon shpirtin e Rilindjes Kombėtare me hovin pėrparimtar tė sotshėm. Ėshtė ndermjetėsi qė lith traditėn e vjetėr Shqiptare me idetė sociale tė reja. Luftoi atėhere pėr ēlirimin e Shqipėrisė, luftoi tani pėr ēlirimin e popullit Shqiptar. Kur ish afėr fitores, komunizmi gjakėsor i a preu udhėn. U-pėrpoq t'a thyejė me armė, nuk mundi. Ranė me mijėra Dėshmorė n'atė dyluftim epik. Burrat mė tė ēquar tė Shqipėrisė dhanė jetėn pėr t'i sjellė vendit liritė demokratike. Rreth Ballit Kombėtar, ndėnė urdhėrat e Midhat Frashėrit, vrapoi lulja e djalėrisė. Njė pjesė e saj u-korr duke mprojtur traditėn e Shqipes. Tė tjerėt delnin, nėpėr ato gjurma gjaku, qė vazhdonin punėn, vazhdonin luftėn.

Ballanca e fuqisė anoi nga ushtėria e tmerrit, pse ajo pėrfitonte prej peshės sė komunizmit ndėrkombtar. Atėhere Midhat Frashėri u-shtėrngua tė tėrhiqet, por jo tė thyhet. Mori udhėt e mėrgimit, me flokė tė bardhė, ku u-tregua aqė i fortė e i patundur sa kish qėnė edhe me flokė tė zes. Tė gjithė mėrziteshin pėrveē atij. Tė gjithė tronditeshin pėrveē atij. Nga muret e errėta tė kampevet u-mundua, me fjalė e shkrime tė ndriēojė botėn e jashtėme mbi Shqipėrinė, mbi ēėshtjet Shqiptare.

Si udhėheqės i Ballit Kombėtar, nė bashkėpunim me patriotėt e grupeve tė tjerė formoi tani vonė Komitetin "Shqipėria e Lirė", akti i fundit i jetės sė tij. Tek po mundehej tė ngrinte zėrin e Shqipėrisė ndėr popujt e botės sė lirė, ndėrhyn vdekja e i tha "mjaft" - dhe Midhat Frashėri ra madhėrisht nė mes tė betejės ashtu si bjenė shampionėt e idevet. Atė, qė s'mundi t'a shqepė nga rreshti i luftės as lodhia as pleqėria, e shqepi mė nė funt vdekja.

Ky qe Midhat Frashėri i ynė.

***

Por, si bėhet qė neve na duket sikur ėshtė gjallė akoma, sikur ndėgjojmė akoma zėrin e tij, dhe e kemi shpirtin gjithnjė tė mbushur me fytyrėn e ėmbėl flokė-bardhė ?!

Kjo kuptohet po tė mendojmė se tek ne, Midhat Frashėri s'kish vetėm vleftėn e njeriut, por na sillte me vehte kujtimin e njė shekulli histori. Nėpėr 'tė, nėpėr sytė e tij tė shkėndijshėm, nėpėr atė "krip q'i kish ra bora", na fliste koha qė nga Lidhja e Prizrendit, na fliste Ali Pasha i Gucisė, na fliste Hoti e Gruda, na fliste Vaso Pashė Shkodrani, na fliste Naimi, Vretua, De Rada, Fishta, na fliste Kryengritja e Kosovės, na fliste Flamuri i Vlorės, na fliste lufta e djeshme, na fliste lufta e sotėshme.

Nga fjala, nga shikimi i Midhat Frashėrit derdhesh nė shpirtrat t'onė i tėrė ky varg kujtimesh historike, qė na nxehte, na dehte, na mėsonte t'a lidhim luftėn e sotėshme me tė djeshmen.

Nėpėr punėn e Midhat Frashėrit, kuptonim sesi shpirti i Shqipėrisė rrjeth si njė vijė e pakėputėshme, prej kohės nė kohė, e prej njė brezi nė tjetrin.

Midhat Frashėri s'qe vetėm njeriu i Ballit Kombėtar. Ai ish frymėzonjėsi i dashurisė kombėtare, ish Flamurtari i Shqiptarėvet, pa dallim partish a prirjesh politike. Kujtimin e Midhat Frashėrit duhet t'a ruajnė e t'a nderojnė tė gjithė ata shqiptarė qė duanė tė shohin me tė vėrtetė njė Shqipėri Ethnike, tė lirė e tė lulėzuar. Duhet nderuar kujtimi i tij, ashtu si nderohen flamujt e betejavet.

Sepse Ai ish njeriu nėpėr tė cilin rrithte tek ne vargu i kujtimevet historike, prandaj na ngjan sikur s'ka vdekur : se historia e jonė ėshtė e pavdekėshme.

Siē na duket i gjallė tani, ashtu do tė duket i gjallė mė ēdo kohė; fytyrė e tij do tė kalojė nga ne tek bijėt t'anė, tek bijt' e bijvet t'anė, tek stėrnipat mė tė largėt, dhe do tė ndrijė e gėzuar gjithsaherė qė Shqiptarėt tė tregohen "Shėrbėtorėt e Shqipėrisė".

Marrė nga gazeta FLAMURI Janar 1950

* Kumtesė e mbajtur nė mbledhjen pėrkujtimore, nė Banjoli, ITALI, mė 27 Nėntor 1949.

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji