Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë


IDEALI I KRYQEZUAR - Kujtimit te Abaz Ermenjit

Per fatin e trishte te popullit shqiptar, sot ne skenen politike kane dale forcat me te pandergjegjeshme, ambicioni i te cilave eshte vetem e vetem perfitimi dhe pasurimi me çdo kusht dhe pa marre parasysh mjetet qe perdoren. Kaq keq jane katandisur punet ne Atdheun tone te stermunduar, sa para se te kerkohet mafia ne fusha te tjera duhet kerkuar ne skenen politike. Nje mafie aq dinake dhe e sofistikuar saqe e ka kthyer politiken shqiptare ne nje rreth vicioz ku perplasen jo dy apo tre ide e programe, per çfare eshte e behet politika, por dy a tre individ, politikane te paskrupullt, te cilet per hir te interesave personale apo te klaneve qe u perkasin nuk e kane per gje ti vene flaken Shqiperise, siç ja vune ne menyre te vazhdueshme ne fillimet e demokracise por ne menyren me te pashpirt e makabre ne pranvere te vitit 1997. Po si ju be peshqesh ketij populli kjo kaste piranash qeverisese, qofshin te majtes apo te djathtes? Si ndodhi e si rrodhi qe ne menyre sistematike u shkatrrua çdo pasuri kombetare te ketij populli, qe per pesedhjet vjet vertete kishte hequr mundimet e Krishtit, por ama edhe pse nder me te varferit ne bote, me nje page per te mbajtur frymen, kish ndertuar hidoçentrale, fabrika e uzina, kish bere bonifikimin e fushave, kishte nje industri te naftes e te plehrave kimike, kish instaluar linje te tensionit te larte nga jugu ne veri e nga lindja ne perendim. Pra diç kishte potencialish ky popull, çfare e ushqente shpresen se kalimi ne sistemin e ri do te mund te behej pa eksese dhe vuajtje te medha ekononmike. Mirepo çfare ndodhi ne te vertete. Politika injektoi idene e mbrapshte te shkatrrimit, se do t'na i ndertonte kapitalizmi perendimor me te mira veprat industriale madje me teknologji moderne bashekohore. Do te na i ndertonte Amerika badihava... E keshtu politika i vuri flaken Shqiperise duke nxitur vjedhjet e shkatrrimet. Ne te vertete shkatrrimet ishin leverdia me e madhe e politikes, sepse beniaminet e dikurshem te komunizmit, qe tororisnin gjoja ide te zhvillimeve te reja te socializmit envero-ramizian ne gazeten "Zerit te Popullit", ( e qe sot shiten si ide reformatore qe paraprine demokracine ne vitet 90), dolen pra me pas si palikare te rinovuar ne skenat e tranzicionit. Dhe per ta bere me te besueshme nevojen e shkatrrimit, perhapen soj-soj teorish madje duke u vene ndermarrjeve, fabrikave e uzinave epitete si "uzinat e fabrikat e Enver Hoxhes", "Hidroçentralet e Partise", "Rrangallat e Diktatures". Pra perpunuan fillimisht platformen e shkatrrimit moral te industrise kombetare qe ta kishin me te lehte shkatrrimin material. I tere qellimi ishte qe si inisiativa ekonomike dhe politike te binte ne duart tyre a te bijeve te tyre e kurrsesi ne duart e njerezeve qe per gjysem shekulli konsideroheshin "armiq", te cilet duheshin izoluar ne menyrat me te sterholluara ekonomikisht e politikisht. Cila ishte kjo kaste e rinovuar dhe e konvertuar " demokratikisht" per te mbijetuar ne tribunat e jetes dramatike shqiptare edhe ne kushtet e reja te shembjes se komunizmit ane e mbane Europes. Kujt i takon merita e krijimit te ketij labirinthi pa rrugedalje, ketij kaosi qytetar, ketij mjerimi kombetar ekonomik qe u gjend Shqiperia ne dhjetvjeçarin e fundit te shekullit qe shkoi?! Dhe vazhdon si ogur i keq edhe pse gjysemdekata e shekullit te ri po kalon...

Natyrisht eshte thene e sterthene, ndaj nuk eshte veshtire te evidentohet emri i Ramiz Alise si krijuesi i klaneve dhe i skemave te politikes se sotme sipas mesimeve e stilit te inicuar nga Gorbaçovi ne Katovice te Polonise.Ose e thene ndryshe, diktatori i fundit shqiptar krijoi Katovicen Shqiptare si nje cikel i mbyllur brenda orbites se PPSH-se, nga frika e marrjes se pushtetit prej te djathtes nacionaliste kundershtare e PPSH-se qe ndodhej ne perendim, ne aleance kjo me "armiqt e brendshem" e klasat e permbysura. Frika e Ramiz Alise e kishte nje shkak. Fantazma e pergjakur e Nikolla dhe Elena Causheskut i shfaqej si Makbethit kufoma e Bankos. Prandaj dhe u ngut qe, ne leshimin e pare per pluralizmin, ne krye te forces opozitare te vinte patjeter nje ekip a lider komunist i argasur dhe i besuar. Nje njeri qe te ishte demagog i besueshem dhe orator i rrepte metingjesh, per te mos u lene hapsire forcave te tjera nacionaliste qe mund te ktheheshin nga jashte apo rizgjoheshin ne vend.

Dhe keshtu krijoj skalionet e politikes shqiptare, rreshteret e demokracise, te cilet jo vetem kishin qene nga rrethi i afert i oborrit te prasem te Bllokut te Byrose Politike, por madje deri dhe ish ministra e diplomate te Qeverise Komuniste na u bene kryetar partish. Mirepo Ramiz Alia kishte inkuadruar ne projektet e veta nga ai lloj llumi bolshevik i paprincipte, qe nuk e kishin per gje ta hidhnin krijuesin e vet ne moçalin me te pare qe do te takonin ne rrugetimin politik. Dhe vertete e hodhen ne moçal, e shane e mallkuan, i bene nje gjyq kafesh e pastaj se fundi e lane te kalonte pleqerine si nje eremit, e sa here qe e donte puna per ta treguar si nje gogol duke trembur femijet e politikes naive shqiptare, e vune edhe te fliste, te bente libra, te jepte intervista ne konkurence me Nexhmije e Liliana Hoxhen, te udhetonte ne Amerike, te pinte, drekosej e darkosej ne Pier Four, restorantin patriotik te shqiptareve te Bostonit... Keshtu pra u formua garda e politikes se sotme, ne te cilen perfshihen soj-soj politikanesh qe e katandisen shtetin Shqiperine si nje i semuri i Ballkanit. Te gjithe keta udheheqes sotem, te dale prej kuintave te PPSH, te ndare e rindare nder parti si loja e kungulleshkes, bashke me bandat e mediokrreve qe u vine nga pas, jane ne kete periudhe kritike per popullin shqiptar si krimbat e zinj qe e hane nga brenda trungun e kombit shqiptar.

Le te hedhim nje veshtrim ne paralelen tjeter te politikes ne rradhet e forcave te quajtura nacionaliste. Shume intelektuale e njerez te thjeshte te popullit kishin shpresa tek nje idealist shqiptar i pakompromentuar si Abaz Ermenji, i vetmi i mbetur gjalle nga nacionalistet shqiptare te Luftes se Dyte Boterore, profesor ne Liceun e Korces, antifashist, komandant formacionesh te armatosura te Ballit Kombetar, organizator i rezistences antikomuniste, profesor universiteti ne France dhe udheheqes i nje force nacionaliste qe kishte arritur te mbijetonte ne mergim. Mirepo programi i partive ( socialistet+demokratet+soc.demokratet) ishte i tille, saqe arriti ta neutralizoje efektin e opozites se vertete te mbetur nga lufta civile ne Luften e Dyte Boterore. Natyrisht ketu duhet marre ne konsiderate se idealiste te njohur si Mid'hat Frasheri, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari kishin kaluar ne histori dhe pjesa e mbetur e nacionalisteve te perçare si mos me keq kishte marre tatepjeten ne mergim. Ndersa Legaliteti ishte nje force gati e paperfillshme e pa kurrfare influence perveçse kishte disa efekte nostalgjike tek disa bij oficeresh zogolliane. Influenca e mergimtareve nacionalist ne Shqiperi mbeti mjaft e vogel per shume arsye. Se pari sepse sistemi monist i kishte njollosur ne menyre te rafinuar nacionalizmin nderkohe qe kishte glorifikuar "internacionalizmin", keshtu qe brezat e lindur pas Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperine e izoluar, kishin nje perfyrim krejt bardhe e zi per nacionalistet qe qene shperndare nga syte kembet ne Europe, Amerike e Australi, ku mendohej te ishin shuar e harruar. Ndaj shfaqja e tyre ne kryeqytetin e tensionuar shqiptar kaloi pothuajse pa bere ndonje efekt. Por s'duket harruar se qysh ne vitin 1990 ishte hartuar programi i neutralizimit te ketyre forcave duke perfshire edhe ato te ashtqujtura Legaliteti. Pra bijezat e PPSH-se, treshja kryesore udheheqese PS+PD+PSD (e si ne zingjir berthamor tashme derivon me parti bija te reja), perdoren njeqind menyra te sofistikuara qe lojen e pushtetit pozite-opozite ta benin ndermjet vehtes, e kurr te mos linin qe forcat e djathta te verteteta te organizoheshin deri ne shkalle sa te perbenin nje mase rrezikuese per interesat e tyre. Kungullesha e Kuqe e ndare ne tre pjese duke u koloruar sipas ide-projektit ramizian, kishte kete detyre historike, njera, PS-ja mori persiper vazhdimin e demaskimit te forcave nacionalist me te cilat trembte popullin si me gogolin e perrallave, nderkohe simotra e saj siameze PD-ja i mbante nacionalistet prane si aleate te vegjel duke i mbikqyrur, imponuar, zvenitur, dekoloruar, per te mos ta lene kurre qe te jene force rivale. Pozicioni dhe programi antinacionalist i PS-se ishte i afishuar, nderkohe pozicioni dhe programi i PD-se ishte i kamufluar. Mirepo kjo e fundit, duke qene ne pushtet, kur vinin ne evidence çeshtje kardinale si ajo per Kosoven apo çeshtja e pronave, shkiste si ngjalle nga ujrat blu te djathta ne ujra roze te PS-se, ndersa per çeshtje kombetare kreu demokrat e kishte deklaruar ne Krasna Montana se çeshtja e Kosoves ishte çeshtje e brendshme e Jugosllavise. Presidenti Berisha njekohsisht beri nje futje spektakolare te Shqiperise ne Konferencen e Vendeve Islamike duke e lene diplomacine e qarqet Europiane me goje hapur. Edhe sot ne ate konference jemi nderkohe qe Europen e kemi ende nje shekull larg... Ne kete periudhe forcat nacionaliste te grupuara ne dy parti kryesore, Balli Kombetar dhe Legaliteti kishin rene ne nje gjume letargjik.Keshtu dhe Partia Republikane e Godos qe kishte kontradikta me te dy krahet. Pra kerkonin mbi te gjitha te mbijetonin dhe prandaj e pranonin me kenaqesi serumin e PD-se per prani sado simbolike ne parlament.. Gjate kohes qe ishte ne pushtet, kjo e fundit perfitonte jo pak nga fasada e ketyre partive per te theksuar gjoja tonet blu te djathta, qe ishin aparenca e saj neper tribuna metingjesh. Mirepo qendrimi ndaj prones, e mos kthimi i tokave pronareve te ligjeshem krijoj hendekun e pare serioz ne mes te nacionalisteve dhe udheheqesve te Partise Demokratike ne pushtet. Prej kesaj çarje te vogel fitoi jo pak Partia Socialiste qe ishte katandisur si mos me keq pas futjes se liderit te saj Fatos Nano ne burg per korrupsion ekonomik me ndihmat e huaja per Shqiperine. U desh hartimi i nje projekt-kushtetute, ne te cilen parashikohej nje pushtet autoritar e disi absolut te presidentit qe jetonte euforine e vet ne mes te nje servilizmi e apatie totale te nenpunesve e te kuadrove te partise se vet. Gjysma roze e ish PPSH-se e ndjeu se ishte situata me e mire per nje revansh ndaj simotres se vet siameze blu. Projektkushtetuta e rrezuar nga votimet ne nje referendum popullor i vuri panikun militanteve te partise ne pushtet, te cilet edhe ata rimoren revanshin e vet historik. Ne zgjedhjet e vitit 1996 u treguan kaq shume te zellshem militantet e partise ne pushtet sa thuajse harruan se zgjedhjet kane rregulla e ligje rigoroze e monitorohen madje jo vetem nga masmedia vendase por edhe nga perfaqesuesit e huaj. Dhe keshtu, hapur fare me entusiazem bolshevik, shperndaheshin fletvotime te panumurta neper duart e militanteve, te cilet i kthyen zgjedhjet ne mitingje partiake bubulluese. Rezultati dihet.Pushteti ne fuqi fitoi ne menyre spektakolare krejt ngjashem me fitoren e Frontit dhe komunisteve te Enver Hoxhes ne fundin e vitin 1945.

Keto zgjedhje sollen precidentin me te demshem dhe te rrezikshem per demokracine e brishte shqiptare. Ishte nje kthim galopant pas i demokracise renqethese. Te huajt pane se shqiptaret, çuditerisht ishin vetekthyer ne atmosferen e zgjedhjeve te diktatures moniste ku pushteti fitonte "Njezeri " me mbi 90 perqind te votave. Precedentet e absurditeteve te diktatures ishin rikthyer si fantazma te frikshme ne zgjedhjet e pranveres 1996. Forcat nacionaliste edhe pse te pakta dhe pa influence te madhe ne skenen e politikes shqiptare, u gjenden para nje situate te paparashikuar. Edhe pse deri atehere kishin pranuar te qendronin nen hijen e PD-se ne pushtet, per shkak te interesave te se djathtes, ata nuk mund te pranonin qe demokratet, aleat ne pushtet, te operonin me mjete e stile te praktikuara dhunshem nga komunistet ne monizem. I ndodhur perpara ketij fakti trondites, idealisti kombetar Abaz Ermenji, qe udhehiqte (jo pa probleme) Partine e Ballit Kombetar, refuzoi ne menyre kategorike te shkelte ne parlamentin e sapo zgjedhur. Pra e refuzonte vendin e deputetit qe i kishte rezervuar e "djathta" pas "fitores se bujshme". Tek ky nacionalist principet idealiste dhe respekti ndaj popullit, te cilin e konsideronte sovranin e vetem, ishin mbi interesat e partise se tij dhe mbi interesat e nje vendi ne parlament packa se i enderruar nga çdo idealist qe kerkon ti sherbeje Atdheut.

Abaz Ermenji po jetonte nje nga dilemat me tronditese te jetes se tij ne skenen e politikes e te nacionalizmit. E dinte se kampi roze i PS, megjithese e sulmonte ne menyrat me te paprincipta, madje duke e quajtur Profesorin e moshuar deri dhe kriminel, do ta priste me brohori reagimin e tij. Cfare duhet te bente nje nacionalist e idealist kombetar ne nje situate te tille? Prinjesi plak e luftetari gjysem shekullor i lirise ndodhej si ne mes te Shilles e Karibes se politikes? Deri atehere kishte jetuar me shpresen se e djathta nacionaliste do te triumfonte drejtesisht e ndershmenisht ne Shqiperi. Po ky nuk ishte triumf. Ky ishte turp. E per me teper marrje neper kembe e popullit. Sovrani ishte kthyer ne çirak dhe mbi zverkun e tij kaleronin dhunuesit e zgjedhjeve te lira. Abaz Ermenji, komandanti i çetave nacionaliste, profesor universiteti ne France , i cili me aq kompetence kishte shkruar nje liber madhor "Historia e Shqiperise", kish nje dinjitet te larte e nuk mund te lejonte qe te shkeleshin parimet kushtetuese dhe parimet e lirise, per te cilat kish luftuar tere jeten. Si nacionalist ishte afruar fillimisht me forcat demokratike por nuk kishte arritur te kuptonte, ne fillimet e pluralizmit, se Shqiperia kishte rene viktime e skemes se Katovices per transferimin e pushtetit ne te njejtat shtresa te privilegjuara te kastes komuniste, inicuar kjo ne zyrat hijerenda te Komitetit Qendror te PPSH. Edhe pse antikomunist i sprovuar ne Luften e Dyte Boterore e gjate dekadave te luftes se ftohte, ai kishte pranuar qe te afrohej prane aleances se djathte, ne qender te se ciles ishte Partia Demokratike edhe pse ne udheheqje te kesaj force politike kishte ish-komuniste dhe pinjolle te baballareve qe per gjysem shekulli e terrorizuan popullin shqiptar.

Idealizmi kombetar dhe besimi ne triumfin e demokracise e vuri Abaz Ermenjin ne nje front me ata qe lirise, demokracise dhe vete popullit ja kishin me te lig. Abaz Ermenji nuk arriti ta nuhaste lojen e prapaskenave, nuk arriti gjithashtu te mblidhte rreth vehtes perkrahes idealiste. E keshtu partia e tij, kundershtarja me e rrepte e Partise Komuniste te Enver Hoxhes mbeti nje formacion politik i zbehte e me rol periferik. I ndodhur ne nje gjendje ku e ashtquajtur e djathta, tek e cila mbahej shpresa, i kish tradhetuar idealet e tij, luftetari plak i lirise nuk mund te behej pjese e nje loje cinike. Ai nuk mund te hynte ne ate Parlament, i cili nuk e kishte legjimitetin e shprehjes se vullnetit te lire te popullit. Me popullin ishte lozur. Populli ishte tradhetuar e per me teper ish neperkembur. Abaz Ermeni ishte ndodhur perballe plumbave, por syri nuk i ishte trembur sepse e kishte taksur jeten per idealin. Por tani, ne pleqeri te vone, kur mendoi se arriti ta shohe e jetoje ate dite te bardhe te çlirimit te njeriut prej dhunes, per te cilen luftuan por nuk e arriten burra te ndritur te kombit si Mid'hat Frasheri, veterani kombetar papritur, ne maj 1996, ndjeu se diçka brenda tij po thyhej. Luftetari u lodh, u kerrus, syte ju mbyllen me dhembje se nuk mund te shihte se si po kryqezohej si Krisht per te dyten here ideali i tij kombetar e populli i tij te pergjunjej e te poshterohej. Demokrati Abaz Ermenji, i ndodhur ne mes te dy forcave te errta te rrjedhes bashkohore kombetare, vendosi qe si nje kapiten i besnik te mbytet bashke me anijen e tij, pa ambicje per te dale ne bregun e kompromiseve te pamoralshme. U ul e shkroi, ashtu si dikur ishte shkruar Dekalogu i partise se tij nacionaliste Balli Kombetar, Pronemorjen e denoncimit te farses se zgjedhjeve te 26 majit 1996, denoncimin e mashtrimit cinik qe ju be popullit shqiptar, refuzimin e vendit te deputetit ne parlamentin e turpit dhe hipokrizise, duke e lene keshtu pas vehtes kete akt te larte qytetar, si testamentin e tij te fundit politik.

Kohe me pas veterani kombetar Abaz Ermenji, do te mbyllte syte ne Paris, i lene ne harrim si atehere dhe sot e kesaj dite, sepse ishte me shume idealist kombetar se sa duhej, ne kete epoke mjerane, kur shkelqimi i perket yjeve te korrupsionit te politikes dhe klaneve mafioze, me ose pa pushtet.

Kolec Traboini

Menu
Jetëshkrimi
Historia e Shqipërisë
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji