Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



SKENDER MUĒOS

Vjen njė zė nga Labėria,
Psherėtin gjith Shqipėria:
Thonė u-hap njė tjetėr varr!
Thonė vendi mbet i shkretė,
Thonė u-vra Skėndua me fletė,
Perėndoj si yll me zjarr.

U-err shpres' e djalėrisė,
Ra mburojė e vegjėlisė,
Zė-trumbete e kushtrimtar.
Thonė u-nda prej nesh Skėnderi,
Thonė u-mbyll n'at fushė nderi,
Syri i tij shkrepėtimtar.

Mbushni kėngėn me tė qarė,
Ju me guna, bruce e larė,
Se s'ju vjen mė shoku i tij:
Si Latinit si Gjermanit,
Si katilit si tiranit,
Kordhė e mprehtė i ndenj' karshi.

Qajeni me ligjėrime,
Trim'n e math tė Vlorės trime,
Qė s'ia mpiu nxitim'n aspak
Ndjekje e luftė e pėrsėritur :
Jetė-shkurtėr, vdekje-ndritur,
Fat-tragjik, emėr-bajrak.

Qajeni sipas zakonit,
Kėt vėlla qė do t'kėndonit.
Nė triumf e nė lavdi:
Kur, pas t'lumurės Fitore,
Rrotull Shqipes madhėshtore,
Ngrihen kupat me dolli.

Qajeni me kėngė labe,
Kėt pėllumb me krahė shkabe,
Buzė-qeshur, zemėr-luan,
Qė pėrmes kėsaj rrėmuje,
Ballin lart si gur statuje,
Shqipėrisė i mbet nishan.

Abas ERMENJI
Shqipėri, Gusht 1944.

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji