Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë

 

DOKUMENTE



Kopje e përgjigjes së një letre drejtuar Parlamentit Europian në lidhje me dënimin e 88 shqiptarëve të Kosovës në vitin 1983 :

PARLAMENTI EUROPIAN


KABINETI I KRYETARIT
Shefi i Kabinetit

Strasbourg, 26 tetor 1983

Z. Abas Ermenji KOMITETI KOMBETAR-DEMOKRAT "SHQIPERIA E LIRE"

Zotëri,

Kryetari i Parlamentit europian, Z. Pieter Dankert, më kërkoi që t'ju falenderoja për letrën tuaj të 24 tetorit në lidhje me dënimin e 88 shqiptarëve të Jugosllavisë.

Ia kam përcjellë letrën tuaj komisionit politik të Parlamentit europian për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Ju lutem të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Dick TOORNSTRA


Kopje e përgjigjes së një letre drejtuar Zyrës së OKB-së në Gjenevë në lidhje me shkeljen e të drejtave njerëzore në Kosovë :

ZYRA E KOMBEVE TE BASHKUARA NE GJENEVE

Referenca: **** YUGO

21 Janar 1983

Z. Ermenji,

Ju njoftojmë se e kemi marrë letrën tuaj të përmendur më lart.

Në përputhje më procedurën e shpjeguar më poshtë, një kopje e letrës suaj do t'i deërgohet autoriteteve të vendit në fjalë dhe një përmbledhje e saj do t'i paraqitet Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Nën-Komisionit të Parandalimit të Diskriminimit dhe Mbrojtjes së Minoriteteve.

Me respekt,
Jakob Moller
Qendra për të Drejtat e Njeriut

Z. Abas Ermenji KOMITETI KOMBETAR-DEMOKRAT "SHQIPERIA E LIRE"


Menu
Jetëshkrimi
Historia e Shqipërisë
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji