Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



28 NĖNDOR

Prof. ABAS ERMENJI

Nė robėrinė e pėrgjaktė ku rėnkon populli i ynė, 28 Nėndori me tė gjithė kujtimet e tij vjen tė na mallėngjejė, por edhe tė na forcojė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė e tė detyrės ndaj Atdheut. Dita e Flamurit, nė kėtė periudhė kaqė tė turbullt tė jetės s'onė kombėtare, mbetet gjithmonė si njė fener nd'anė tė valėvet, ku bashkohen sytė, zemrat e shpresat t'ona pėr njė liman tė sigurtė : pėr njė Shqipėri tė lirė e zonjė tė vetvehtes.

I dimė vuajtjet e theroritė e panumurta tė Shqiptarėvet gjatė errėsirės sė shekujvet pėr t'arritur nė ēlirimin e Shqipėrisė, nė 28 Nėndorin e 1912-ės. E dimė se ē'gėzim kombėtar zgjoi ajo ditė, se ē'shpresa e ē'enthusiazmė ngjalli pėr njė t'ardhme kombėtare tė lirė, tė ndritur, tė lumtur. E prandaj, sa m'i madh qė ishte gėzimi e besimi nė pamvarėsinė e Shqipėrisė, aqė m'i thellė u-ndie edhe dėshpėrimi i Shqiptarėvet kur Flamurit t'onė i u-mbėrthyen si vegla robėrie, mė parė "shenjat e Liktorit", e pastaj "ylli i kuq", ylli i tiranisė gjakėsore. Populli i ynė qė e pat fituar lirinė me sakrificat mė tė rėnda, qė e pat provuar mė fort se kushdotjetėr zgjedhėn e plumbtė tė robėrisė, u-gjend i bashkuar grusht rreth Flamurit tė tij, nė tė dy ēastet historike qė kėrcėnuan ekzistencėn t'onė kombėtare nė kėto kohėt e fundit. Dhe nė tė dy rastet u-pėrpoq pėr vetėmprojtje me tė tėra fuqitė e tij, gjersa u-shkel e u-doq me zjarr e me hekur prej forcash tė papėrballėshme.

Ka dhjetė vjet qė Shqipėria ėshtė ndėrruar nė njė burg mizor, nė njė ferr tė pėrgjithshėm torturash e urije. Ka dhjetė vjet qė populli Shqiptar ndodhet i lidhur kėmbė e duar me vargojt e tiranisė komuniste. Qė anė e mb'anė Vendit t'onė s'pipėtin gjėkundi, jo njė shenjė lirie, por as hija e mugėt e sė drejtės njerėzore. Qė Dita e Flamurit, si ēdo tjetėr kujtim kombėtar, merret me tallje prej xhelatėvet tė kuq. Por jemi tė sigurtė se populli i ynė fatkeq, i kėrcėnuar siē ėshtė ndėnė grushtin e tmerrit, i rrahur nga kamzhiku, nga e ftohta, nga urija, e ndjen Ditėn e Flamurit me dridhje mallėngjimi, ashtu siē e ndjeu nė Vlorė mė 1912, e pėrshėndet nė heshtje shenjėn e lirisė dhe pret orėn e ēlirimit ndėnė palėt e tij.

Mundimet dhe torturat i kanė paralizuar trupin, por nuk i a kanė thyer shpirtin popullit Shqiptar, nuk i a kanė shuar vullnetin as shkėndijėn pėr jetesė. Ai, me forcėn e qėndresės dhe durimin e zakonshėm, ka kapėrxyer shumė shtigje tė vėshtirė gjatė historisė sė tij, e prandaj ėshtė i vendosur t'a kalojė edhe kėtė. Kėsaj here ėshtė m'i fortė akoma, sepse vuajtjet e pashembullta e kanė bėrė t'a ndjejė mė mirė nevojėn e bashkimit, t'i shohė mė larg interesat e tij dhe tė paraqitet nė skenėn e vepėrimit kombėtar me njė vetedije politike tė re. Populli Shqiptar sot nuk ėshtė me njė rezervė rekrutimi pėr merēenarėt dhe politikanėt e tregut tė zi, as bėhet mish pėr topa pėr hesap tė tjetėrkujt. Gjaku i derdhur, peripecitė e kohėvet tė fundit, rrahjet e pėrpjekjet nė ferrin e tiranivet, i kanė dhėnė eksperiencėn e duhur dhe e kanė bėrė t'a shohė sigurimin, lirinė dhe dinjitetin njerėzor tė tij vetėm e vetėm nė bashkimin kombėtar, rreth Flamurit t'onė tė nderuar, dhe mb'udhėn politike qė e ēon nė ēlirimin e vėrtetė tė Shqipėrisė. Ai udhėhiqet vetėm prej idesė sė lartė tė interesavet tė tij, tė vetė-mprojtjes sė tij, dhe do t'eci i bashkuar drejt ēlirimit tė tij.

Shqiptarė !

Nė pėrvjetorin e Ditės sė Flamurit, Balli Kombėtar, qė e ndjen vehten tė lidhur trup e zemėr me popullin e robėruar brenda, e ēon mendimin me devocion tek tė mjeruarėt e Shqipėrisė, tek ata qė dergjen burgjevet, tek ata qė ēkallmohen nėpėr punė tė detyruara, tek ata qė vdesin me durim martiri, tek ata qė mundohen qytetevet, tek ata qė qėndrojnė fshatravet dhe malevet. Balli Kombėtar beson nė shpirtin e pathyer, nė vetėdijen politike e nė ndjenjėn e bashkimit tė popullit Shqiptar, beson nė t'arthmen e Shqipėrisė. Prandaj e ka marrė me gjithė zemėr luftėn e ēlirimit t'Atdheut, prandaj e mban lart me dinjitet Flamurin t'onė tė lavdėruar, prandaj ėshtė i sigurtė se liria do tė fitohet dhe Shqipėria do tė rrojė.

FLAMURI, nėndor 1953

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji