Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



Prap me Fletoren Greke "LE MESSAGER D'ATHENES"

Prof. ABAS ERMENJI

Ajo gazetė, si edhe pjesa mė e madhe e shtypit grek, ėshtė e betuar tė mos e shkrehė as njė ēast fushatėn anti-shqiptare. S'mbetet pa u a prishur shijen herė pas here kėndonjėsvet tė saj me nga njė sharje trashamane pėr popullin Shqiptar ; gjė qė nuk sjell asnjė fitim, veēse prish edhe ato ndjenja miqėsije a ēmimi tė dy-anėshėm qė dy kombet fqinj munt tė kenė pėr njėri tjetrin. Duke mos pasur as mė tė voglin kujdes pėr tė vėrtetat mė elementare, gazeta e sipėr-pėrmendur ka ēfryrė kaqė herė njė tok tė kėqiash dhe mallkimesh kundėr popullit Shqiptar, sikur ky tė kishte qėnė shkaktari i fatkeqėsivet tė Greqisė.

Tė shaē e tė pėrbuzėsh sakrificat e pashembullta tė popullit t'onė, i cili rrihet e pėrpiqet nė hekur e nė gjak, vetėm filli, pa asnjė ndihmė nga jashtė, kundėr thundrės qė po e bluan, na duket njė cinizmė fare i ndohtė. Gjithashtu, vetėm njė mendje tepėr e ngushtė munt tė kėrkojė t'a bėjė Shqipėrinė pėrgjegjėse pėrēka forcat e jashtėme pushtonjėse kanė vepėruar mbi' tė.

Sikur popujt t'onė nuk kanė qėnė qė tė dy bashkė viktimat e pafajshme tė tė njėjtavet lodra-forcash historike, tė tė njėjtavet furtuna t'ardhura qė pėrtej kufivet ! Dhe sikur Greqija nuk do tė kishte pėsuar fatin e Shqipėrisė (gjė qė ne s'ia urojmė aspak) po tė mos kish qėnė ndihmuar efektivisht prej fuqivet aleate nė Dhjetorin e 1944-ės, kur komunistėt kishin pushtuar tė tėrė vendin, me gjithė qytetin e Athinės, pėrveē lagjes sė Kollonaqit. A se nuk do tė ish shkelur mė pastaj sikur tė mos i vinte nė ndihmė plani Truman mė 1947.

Por kėtė radhė, "Le Messager d'Athčnes", nė njė vazhdim artikujsh tė botuar mė datėn 8 e 22 Korrik dhe 12 e 19 Gusht, ndėnė pseudonimin "Scrutator", kėrkon tė paraqiti "titujt juridikė", "faktorėt strategjikė" dhe "ekonomikė" qė i dhėnkan tė drejtė Greqisė mbi Epirin e Veriut !

Aqė mė mirė qė kėtė herė nuk kemi tė bėjmė me sharje e tė fyeme. Ndodhemi nė fushėn "shkencore" ku Zoti Scrutator e vėshtron nga tė gjitha anėt problemin e Epirit tė Veriut, do me thėnė tė Shqipėrisė sė Jugės, me njė dylbi bizantine. Fillon njėherė me "titujt juridikė" qė paska Greqia mbi kėtė pjesė tė Shqipėrisė. Dhe si tė tillė quan fjalėt miqėsore tė ndonjė grupi senatorėsh tė Perėndimit, tė dashuruar pas helenizmės dhe fort pak nė dijeni tė ēėshtjes ; ose ndonjė premtim dipllomatik nga ana e Fuqivet tė Mėdha, nė disa ēaste kur popujt e vegjėl lėkundeshin si fletė tė kėputura mbi valėt e konfliktevet tė pėrbotėshėm. Por ky "jurist" i ndritur harron tė pėrmendi faktin tjetėr katėrcipėrisht konkret qė, gjithsaherė qė komisione ndėrkombėtare kanė ardhur pėr t'a studjuar nė vėnd ēėshtjen greko-shqiptare, kanė vėrtetuar nė mėnyrė tė pakundėrshtuarėshme qėnien Shqiptare tė kėsaj krahine. Qė Lidhja e Kombevet e pranoi nė gji tė vet me kėta kufi Shqipėrinė mė 1920, dhe me kėta kufi e kanė njohur organet ndėrkombėtare mė tė larta. Qė vetė Greqia e pat njohur solemnisht kėtė vijė kufiri ē'prej 1923 gjer mė 1939.

Kur bandat e Gjiritit, ndėnė urdhėrat e Zografos, shkelėn Shqipėrinė e Jugės mė 1914, ato doqnė tri tė katėrtat e shtėpivet, duke pėrhapur ngado vdekje e rrėnime. Sigurisht ky fakt nuk i forcon aspak "titujt juridikė" t'uajtė, Z. Scrutator.

Sa pėr argumentat "historike", "ethnike" e tė tjera, nuk kanė mė tepėr bazė nga "titujt juridikė". Pse dy krahinat e Shqipėrisė jugore nuk kanė bėrė pjesė kurrė me Greqinė, as si organizmė politik, as si njėsi ethnike.

Nė kohėrat e lashta, Epiri pėrbėnte njė shtet mė vehte mb'anė tė qytėterimit dhe tė konfederatavet helenike. Mbas pushtimevet romake dhe ndėnė Perandorinė e Lindjes, fjala "Epir" ka qėnė mė fort njė shprehje gjeografije ose administrate qė tregonte njė krahinė e cila, nga anė e Veriut, s'ka pasur kurrė kufi tė caktuara, por shtrihej e mblidhej sipas rastevet duke pėrfshirė herė herė njė pjesė tė madhe t'Ilirisė dhe diēka nga Maqedhonia. Nga fundi i kohės sė Mesme, ish zakon tė quhej Epir gjithė Shqipėria mbarė. Kėshtu, pėr shembull, Skėnderbeu njihej nė Perėndim si Princ i Epirit.

Kur fillojnė tė ēquhen kombėsitė e reja tė Ballkanit, qė pėrpara pushtimit turk, jo vetėm "Epiri i Veriut" por edhe Epiri i Jugės shkonte me grupin ethnik Shqiptar. Qyteti i Gjinokastrės, qė ėshtė sot pika qėndrore e kėrkesavet greke, ish, nė Shekullin e katėrmbėdhjetė, kryeqyteti i princit Shqiptar Gjin Bua Shpata, shteti i tė cilit shtrihej nė Jugė gjer nė gji t'Artės. Dhe deri nė fillim tė shekullit t'onė, i tėrė Epiri (i Veriut e i Jugės) pat ruajtur karakteret ethnike Shqiptare. Vetėm pas luftės Ballkanike tė 1912-ės, e sidomos pas luftės sė parė botėrore, grekėt e ēdukėn prej Epirit tė Jugės - a Thesprotisė, si e quajnė ata - gati tė gjithė elementin Shqiptar.

S'ka studim me tė vėrtetė shkencor, tė shkruar pėrpara 1912-ės rreth kėsaj krahine, qė tė mos pėrmendi se Epiri i Jugės, gjer nė gji t'Artės, ish i populluar me Shqiptarė. Janina - kryeqėndėr e Epirit - qė mbahet sot si njė qytet fjeshtė grek, ish nė shekullin e nėntėmbėdhjetė njė nga qendrat Shqiptare mė me rėndėsi. Aty u-ēua Ali Pashė Tepelena kundėr Perandorisė Otomane, mė 1820, pėr tė bėrė Shqipėrinė e pamvarur, duke ftuar nė kryengritje, me zėrin e tij tė fuqishėm, gjithė popujt e Ballkanit. Dhe prej lėkundjes qė i dha Perandorisė turke ky Shqiptar i tmerrshėm pėrfituan grekėt, tė cilėt u-lėshuan nė kryengritje mė 1821.

Tani fqinjėt e Jugės, tė pangopur me ēdukjen e 130 000 Shqiptarėve tė Ēamėrisė, duanė t'a vazhdojnė akoma mė nga Veriu ndjekjen ēfarosėse kundėr popullit t'onė, dhe pėr kėtė qėllim nxjerrin kėrkesa absurde mbi krahinat Shqiptare tė Korēės e tė Gjinokastrės. Mbi ē'farė baze ethnike pėshteten kėto kėrkesa ? Nė tė gjithė krahinėn e Korēės nuk ka asnjė grek. Kurse n'anėn e Gjinokastrės ndodhet ndonjė ishull i vockėl grekofonėsh tė cilėt mezi arrijnė numurin 30 000, dhe qė fundi i fundit, pas mendimit tė njė historiani grek*, nuk janė as grekėr as shqiptarė. Ja pra se mbi ē'baza ethnike pėshteten tė famshmet kėrkesa greke qė i kanė shurdhuar veshėt botės !

Pastaj, Z. Scrutator na derth njė grumbull emrash gjeografikė (si ndonjė nxėnės mendje-math qė kėrkon tė tregohet se e di mirė mėsimin) duke kujtuar se nė kėtė mėnyrė po ve nė dukje arsyet "strategjike" dhe "ekonomike" mbi tė cilat pėshteten kėrkesat greke. Bėn si me thėnė anatominė gjeografike tė Shqipėrisė sė Jugės, duke kėrkuar pėr Greqinė njė vijė kufiri ideale nė pikėpamje strategjike, a duke treguar se si disa nga kėta vende lidhen ekonomikisht me qėndrat greke. Dhe duket qė s'i shkon fare nėpėr mend se i tėrė ky arsyetim i lehtė s'pėshtetet veēse mbi njė absurditet tė trifishtė.

Absurditet numur njė :
- Po qe se Epiri Shqiptar dhe Epiri Grek, si vija gjeografike, janė vazhdimi i njėri-tjetrit, atė ēka grekėt kėrkojnė mbi Epirin t'onė, munt t'a kėrkojmė fare bukur edhe ne mbi Epirin e atyre, nė bazė tė tė njėjtit arsyetim. Ne kemi edhe ndonjė arsye mė shumė akoma, pse kufiri politik na ka lėnė vetėm pjesėn malore t'Epirit, duke i dhėnė Greqisė fushat pjellore tė Ēamėrisė qė ishin dikur truall i Shqiptarvet. Pastaj, nė pikėpamje strategjike, vija e kufisė ka qėnė caktuar nė njė mėnyrė tė padrejtė pėr Shqipėrinė dhe jo pėr Greqinė.

Sa pėr krahinėn e Korēės, ajo bėn pjesė gjeografikisht me rrafshin e Maqedhonisė, qė e ka ndarė prej Greqisė natyra vetė.

Absurditet numur dy :
- Duke marrė parasysh mjetet teknike tė luftavet tė sotėshme dhe zgjerimin ndėrkombėtar tė tyre, ēdo vijė kufije midis shtetesh ka humbur mjaft nga rėndėsia strategjike qė munt tė kishte njė herė. Nė se Shqipėria munt tė paraqiti ndonjė interes strategjik pėr Greqinė - dhe qė grekėt s'duan t'a kuptojnė n'asnjė mėnyrė - ėshtė qė, e tėrė si njė copė, tė jetė e lirė nga ēdo sundim i huaj, tė jetė si njė zonė e sigurtė pėrbri Greqisė.

Absurditet numur tre :
- Edhe sikur fqinjėt e Jugės tė kishin ndonjė interes tė vėrtetė pėr t'u-shtrirė nga Veriu, ne munt t'u themi se kombet nuk janė njė lėndė ēfarėdo qė munt t'i pėrdorė Greqija pas qejfit pėr tė ndėrtuar kufi tė fortė. Por janė entitete tė gjalla, dhe kanė aqė sa Greqia tė drejtė qė tė jetojnė.

Ngado qė t'a marrim ēėshtjen, ju nuk vėshtroni fort lark, Z. Scrutator. Nuk shifni fare se nė ē'shkallė janė duke u-shvilluar marrėdhėniet ekonomike dhe vijat strategjike tė kohės s'onė. Njė shkėmb mė shumė a mė pak, s'e ndryshon n'asgjė gjendjen e popullit t'uaj as sigurinė e Greqisė. Pastaj, mbasi kėrkesat t'uaja nuk pėshteten veēse mbi tė drejtėn e mė tė fortit, jini aqė i mėnēėm sa tė kuptoni qė, sikur Shqipėria tė kish mbetur si njė copė mish i varur ndėr hundė t'atyre qė e lakmojnė, ka pėr-rreth saj dhėmbė shumė mė tė fortė nga t'uajtė...

Nė vėnd qė tė bėni xhambasllėqe ose tė na mbani njė thikė tė ngrehur prapa krahėvet kur ne luftojmė pėr lirinė dhe sigurinė e vendit t'onė, qė ėshtė njėkohėsisht njė siguri edhe pėr t'uajin, do tė bėnit mė mirė tė na jepnit zemėr nė kėtė drejtim dhe tė na ndihmonit. Duke kėrkuar miqėsinė t'onė, do t'u shėrbenit mė mirė interesavet tė vendit t'uaj, tė jeni tė sigurt.

Gazeta FLAMURI, shtator-tetor 1951

* C. Evelpidi, Les Etats Ballkaniques, 1930, faqe 36

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji