Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



KOSTANDIN KRISTOFORIDHI

Prof. ABAS ERMENJI

Nė Mars tė kėtij viti u-mbushėn 55 vjet qė kur ndėrroi jetė Kostandin Kristoforidhi, punėtori i parė i Gjuhės Shqipe, dhe u-varros nė oborrin e shkollės, ku ai, pėr shumė vite me radhė, u kish mėsuar fshehurazi shkronjat Shqipe tė vegjėlve e tė mėdhenjve, pleqėve dhe tė rinjve.

Kostandin Kristoforidhi ishte i biri i tregėtarit Anastas Nelko dhe lindi nė Elbasan mė 1830. Kur ishte 14 vjeē, mbaroi mėsimet e shkollės qytetse greqishte tė qytetit dhe i ati e dėrgoi nė Gjimnazin e famshėm tė Janinės, ku u-njoh dhe lidhi miqėsi me shumė atdhetarė, me tė cilėt punoi mė vonė, tėrė jetėn e tij, pėr ēėshtjen shqiptare, si nė Stamboll ashtu edhe kur u-kthye nė Shqipėri.

Nė Janinė u-takua me konsullin e Austro-Hungarisė, Von Hahn i cili merresh me studimin e gjuhės shqipe dhe, pėr njė kohė tė gjatė, mori mėsime tė gjuhės s'onė nga Kristoforidhi.

Pasi kreu gjimnazin e Janinės shkoi e i plotėsoi mėsimet nė Maltė dhe u-kthye nė Shqipėri si mėsonjės nė shkollėn fillore greqishte tė Tiranės. Studimin e gjuhės Shqipe qė e kish filluar kur ish nxėnės nė Janinė, e thelloi edhe mė tepėr nė atdhe duke i u-vėnė me zell e zgjuarėsi.

Pas disa vjetėsh si mėsonjės, shkoi pėr studime tė larta nė Londėr, mė 1856 dhe atje pati takimet e para tė njė marrėveshjeje me Shoqėrinė Ungjillore Britanike pėr tė pėrkthyer shqip Dhiatėn e Vjetėr dhe tė Re. Kaloi katėr vjet nė Londėr dhe u-hodh nė Tunis si mėsonjės i greqishtes dhe i italishtes. Atje u-martua dhe ndenji gjer mė 1864, kur e mori Shoqėrija Ungjillore si pėrkthenjės tė Libravet tė Shenjta.

Pėr dy vjet me radhė e studjoi imtė gjuhėn shqipe duke shėtitur nėpėr Shqipėri dhe sidomos nė krahinat e Elbasanit, tė Beratit dhe tė Shkodrės. Mė 1866 shkoi nė Stamboll, dhe filloi punėn e pėrkthimevet. Pėrktheu dhe botoi veprėn e tij pjesė pjesė gjatė 20 vjetėve, dhe mė 1884 u-kthye nė Shqipėri, nė Elbasan, ku punoi prap si mėsonjės i shkollės qytetse greqishte dhe, mė vonė, si antar gjygji, gjer sa vdiq.

***

Kostandin Kristoforidhi ka qėnė njė nga punėtorėt kryesorė tė Rilindjes s'onė Kombėtare dhe nė Stamboll ka bashkėpunuar me Frashėrllinjtė, me Vaso Pashėn, Jani Vreton, Hoxha Tahsinin e tė tjerė, nė tė gjitha lėvizjet e atėherėshme pėr zgjimin e Kombit t'onė. Puna e kėtyre burrave pėr t'a bėrė gati Vendin t'onė pėr njė tė nesėrme tė sigurtė dhe tė pamvarur ka qenė e rėndė dhe e shumė-anėshme, dhe Kristoforidhit i ra, sipas prirjes qė kish, barra e punimit tė gjuhės. Kėsajė detyre ai i ishte vėnė me zjarr qė nė djalėri dhe nuk e la asnjėherėe mėnjanė. Si pemė tė mundimevet tė tija tė gjata, na ka lėnė dy kryevepra, njėrėn mė me rėndėsi se tjetrėn : Pėrkthimin e Biblės dhe Fjalorin Shqip-Greqisht.

Nė veprėn e parė shohim dhe shijojmė gjuhėn e gjallė marrė nga goja e popullit me tėrė pasurinė dhe bukurinė e saj, jo vetėm tė fjalėve por edhe tė mynyrave tė tė folurit qė janė krejt shqipe. Nė tė dytėn kemi thesarin e gjuhės s'onė tė radhuar e tė rregulluar ashtu si duhet. Dhiata e Vjetėr dhe e Reja janė pėrkthyer toskėrisht dhe gegėrisht.

Fjalori ka qėnė puna e tėrė jetės sė tij, por nuk mundi t'a botojė sa ish gjallė. U-botua mė vonė nė Athinė, dhe jo aqė i plotė sa besohet tė ketė qėnė dorėshkrimi. Me gjithė kėtė, ėshtė i vetmi fjalor i mirė i Shqipes qe kemi dhe njė thesar i vėrtetė pėr gjuhėn t'onė.

Dy vepra tė tjera me rėndėsi tė shkrimtarit t'onė janė Gramatika e Gjuhės shqipe edhe Abetareja.

Kristoforidhi ka shkruar gjithnjė prozė dhe shumė rrallė ndonjė copėzė vjershe, aty kėtu, sikur

"Yll' i vogėl nalt ndė qiel,
Duket porsi zjarr nė pyll ",

nė tė cilėn ai me Yllin pėrfytyronte Atdhenė, dhe u-thoshte atyre qė u a mėsonte se "Ylli asht Shqipnija, vendi i ynė ku kemi lemė".

Zotėsija e tij e madhe nė tregimin e ngjarjeve tė kaluara shihet nė rrėfenjėn "Gjaja e Malėsorėvet", nė tė cilėn pėrshkruan shumė bukur dhe gjallė se si gjuajnė malėsorėt nė Malin e Shenjtė tė Tomorrit. Kėndonjėsit i duket sikur po i sheh me sy dhe po i ndėgjon me veshė gjahtarėt dhe qentė nėpėr shkėmbinj e pyje.

Veē kėtyre janė edhe letrat e shumta qė Kristoforidhi u ka shkruar shokėve tė tij. Nė kėto letra dalin mirė nė shesh cilėsitė e rralla tė tij si njeri dhe si shkrimtar.

Kristoforidhi ka shkruar nė tė dy dialektet edhe dallohet zotėsija e tij si nė njėrin ashtu edhe nė tjerin. Proza e tij ėshtė si tė folurit e njė plaku qė e mat mirė atė qė do tė thotė, e thotė shumė thjeshtė dhe zė vėnd mirė aty ku bije. Shqipeja e Kristoforidhit rrjedh vetė dhe ėshtė e kulluar dhe e pastėr, e qėruar nga fjalėt e huaja. Pėr kėtė arsye, gjuha e tij duhet tė jetė kurdoherė themel e shembull pėr shkrimtarėt t'onė. Kjo ėshtė rėndėsija qė ka Kristoforidhi nė punėn e gjuhės s'onė.

***

Kostandin Kristoforidhi ishte njė burrė trup-math, i bukur, dhe pamja e tij plot dinjitet tė afronte nė herė tė parė e tė bėnte t'a nderonje. Ish shumė i zgjuar dhe kish zotėsi tė madhe pėr gjuhė: dinte mirė greqishten, anglishten, hebraishten, latinishten, turqishten, arabishten, italishten, frėngjishten. Ai ish shumė i matur por edhe guximtar: nuk i trembesh syri dhe e thoshte fjalėn rrumbullak, dhe kėtė cilėsi tė tij e dinte i tėrė Elbasani qė e ēmonte dhe e nderonte shumė. Ish i ngadalshėm nė tė folur dhe fjala e tij ngjitėte mirė. Kish edhe njė zotėsi shakaje dhe talljeje qė i tėrhiqte tė gjithė. Ish edhe bisedonjės i mirė, tėrheqės dhe shumė i shkuarshėm, aq sa qoshku i shtėpisė sė tij, nė verė, dhe vatra e zjarrit, nė dimėr, ishin ēdo mbrėmje plot me miq qė vinin pėr tė dėgjuar fjalėn e ėmbėl dhe tė ēmuar tė tij.

Tė shumtė ishin ata qė e kishin nxėnė shkrimin e kėndimin e Shqipes nga ky vetė. Dyqanxhinjt' e Elbasanit i mbanin llogaritė e tyre duke pėrdorur abecenė e Kristoforidhit.

Ky plak i mirė i qytetit ish burim i gjithė diturisė pėr qytetin e krahinėn pėrqark. Tė gjithė e pyetnin pėr ēdo gjė dhe kėrkonin kėshilla prej Kostandin Nelkos, siē e quanin Elbasanasit. Njerėz tė parė ose tė dytė, pleq e tė rinj vinin e qanin hallet. E pyetnin pėr ēdo gjė: pėr tėrmetin qė binte, pėr yjet qė kėputeshin, pėr kohėn e keqe, pėr fejesa e martesa, pėr grindje dyqanesh e tregėtie, pėr halle gjyqesh. Tė gjithė i a ndėgjonin fjalėn dhe mahniteshin kur dėgjonin nga goja e tij se ē'kishte qėnė dhe ē'punė tė madhe kish bėrė Shqipėtari nė kohėt e vjetra.

Kristoforidhi ish edhe shumė punėtor. Ai nuk lodhesh sė shėtituri nė qytete e nė katunde pėr tė mbledhur fjalė, pėr tė nxėnė mynyra tė foluri. Pėr ditė tregu, kur zbrisnin fshatarėt nė qytet, ai ish tėrė ditėn nė kėmbė me' ta. Pėr tė vėnė re ėshtė ajo qė tregohet se njė ditė, pėr tė dėgjuar mallkimet e urimet nga goja vetė e njė plake fshatare qė po shiste vezė, i a hodhi tė gjitha vezėt pėr dhe njė nga njė. Plaka e zemėruar zuri tė thėrresė e tė mallkojė dhe Kristoforidhi shkruante! Kur e pa se u-mbaruan mallkimet i dha plakės njė shumė tė mirė tė hollash, edhe kjo filloi tė nxjerri nga goja bekime dhe urime qė hynin pėrsėri nė radhuan e shėnimeve.

Si nė shkollė ku jepte mėsim ashtu edhe jashtė, Kristoforidhi punoi e foli pėr Mėmėdhe, duke pėrhapur shkrimin e kėndimin e Shqipes, duke u-treguar nxėnėsvet tė tij (tė vegjėl e tė mėdhenj) historinė e vendit t'onė dhe duke i nxitur pėr kohėn e ardhėshme. Ai nuk pushoi sė mbjelluri farėn e kombėsisė, farėn e dashurisė sė Mėmėdheut.

Zilinė qė ndjente Kristoforidhi pėr lirinė e pavarėsinė e Atdheut dhe hallin e math qė kish tė mos shkelesh kjo Tok' e shenjtė nga i huaji, ai e ēfaq ke rrėfenja "Gjaja e Malėsorėvet" me fjalėt plot kuptim qė vė nė gojėn e Mark Shalėgjatit, kryetarit tė gjahut, i cili i porosit shokėt e tij kėshtu: "Pa ndėgjoni, o gjahtarė! Kur t'i afroheni rrazės sė Malit, mos i lini shėrbėtorėt qė janė tė huej tė shkelin ndė Malin e Tomorrit, sepse ata nuk janė Shqipėtarė, dhe Hieja e Tomorrit asht e randė e nuk qas tė huej, dhe u lėshon ndonji rrufe e i ban hi e pluhun ata e kafshėt; prandaj le tė rrinė njė qind hapa shale larg rrazės sė Malit".

Se sa i dhėmbesh Shqipėrija Kristoforidhit dhe sa i qante zemra pėr fatin e zi tė Vendit t'onė, kuptohet nga ē'i shkruan nė njė letėr Peshkopit Elbasanas Visarionit, i cili ish mė 1890 anėtar i Sinodhit nė Patriakanėn e Stambollit. Ndėr tė tjera i thosh: "Uratė! Vuejtjet e Vendit t'onė kanė shkuemun aqė sa nuk bahet ma ; thuej-u miqėvet tė luejn nga vendi, sepse zani i qamjes dhe britma e Shqipėtarit kanė mbėrrimun mu ndė patin e shtattė tė qiellit!".

Vallė, ē'do tė thosh Kristoforidhi, sot, gjysmė shekulli pas vdekjes sė tij, po tė shihte vuajtjet e popullit t'onė dhe po tė dėgjonte "zanin e qamies dhe britmėn e Shqipėtarit" nė ditėt t'ona?!

Por dita po afrohet, retė po fillojnė tė shduken dhe Rilindja e jonė do tė vijė. Kombi i plagosur do tė ngrihet dhe lulet e mbjellura nga Kristoforidhi, Naimi dhe "shėrbestarėt" e tjerė do t'a zbukurojnė edhe mė shumė Shqipėrinė qė Ata e deshėn me shpirt dhe i shėrbyen me gjithė zemėr.

Flamuri, prill 1950

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji